E Diel, 1 Nëntor 2026

Universiteti i Tiranës propozon 5665 kuota për vitin akademik 2010-2011

Kuotat dhe tarifat e kërkuara për secilin fakultet të Universitetit të Tiranës

Në auditorët e Universitetit të Tiranës, priten të ulen të paktën 5665 studentë për vitin e ri akademi 2010-2011. Ky numër është paraqitur nga rektorati i universitetit më të madh në vend Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e cila ka tagrin të vendosë më tej për numrin e plotë të pranimeve në këtë institucion në vitin akademik 2010-2011.

Bazuar mbi propozimet e bëra nga UT-ja, dega që do të këtë numrin më të madh të pranimeve është Fakulteti i Ekonomikut me 1140 kuota me kohë të plotë dhe 26 që do të jenë kotat e trojeve. Numri i kuotave të përcaktuara për Fakultetin e Ekonomikut do të jenë të ndara në degët Administrim Biznesi, Financë Kontabilitet, Ekonomiks, Informatikë Ekonomike si dhe në Filialin Sarandë dhe atë të Kukësit. Në Fakultetin e Histori- Filologji janë përcaktuar 370 kuota me kohë të plotë si dhe 20 kuota janë lënë për studentët nga trojet. Kuotat janë ndarë në katër degë me Gjuhë- Letërsi, Histori, Gjeografi dhe Gazetari. Në fakultetin e Shkencave Natyrore Rektorati i UT-së ka kërkuar nga MASH miratimin e 880 kuotave me kohë të plotë dhe 90 kuota nga trojet. Ato do të jenë të ndara në 8 degë si Kimi Industriale e Mjedisore, Kimi dhe Teknologji Ushqimore, Kimi, Biologji, Matematikë, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Fizikë dhe Bioteknologji. Fakulteti i drejtësisë është përcaktuar të këtë 700 kuota me kohë të plotë dhe 12 nga trojet. Fakulteti i Shkencave Sociale 600 kuota, ku këtu nuk është përcaktuar asnjë kuotë nga trojet. Ato do të jenë të ndara në degët Psikologji, Punë Sociale, Administrim në Punë Sociale, Sociologji, Filozofi dhe Shkenca Politike. Fakulteti i Mjekësisë do të ketë 350 kuota me kohë të plotë dhe 20 nga trojet. Kuotat edhe këtu do të jenë të ndara në degët Mjekësi e Përgjithshme e cila mban edhe numri më të madh të tyre me 200 të tilla si dhe në degën e Stomatologjisë, Farmacisë dhe Shëndetit Publik. Fakulteti i Infermierisë do të këtë 600 kuota në degët Infermieri me 250 të tilla, Infermieri Kukësit të cilat do të variojnë nga 80 deri ne 100, Mami, Teknik Laboratori, Fizioterapi, Iamzheri dhe Logopedi. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të këtë 820 kuota me kohë të plotë dhe 15 nga trojet. Këto do të jenë të ndara në degët Anglisht, e cila ka edhe numrin me të madh me 180 vende, Italisht 120 vende, Gjermanisht, Frëngjisht me nga 110 vende si dhe në degët Spanjisht, Greqisht, Turqisht dhe Rusisht, secila me nga 60 vende. Specifikimet e propozimit të Fakultetit të Infermierisë së UT-së për shqiptarët e trojeve nga Mali i Zi për Mami janë 3, nga Kosova për Infermieri janë 4dhe për Teknik Laboratori 3, ndërsa nga Presheva për Infermieri janë 7 dhe Teknik Laboratori 5. Kuotat e përcaktuara nga UT-ja do të shqyrtohen nga MASH. Për vitin e ri akademik 2010-2011 vihet re një shtim i numri me gati rreth 400 kuota më shumë. Por numri i lartë i kuotave nuk korrespondon me numrin e pedagogëve u cili është shumë i ulët në krahasim me mesataren që duhet të ishte.

Athina Mëhilli

Last Updated on E Marte, 09 Mars 2010 22:41

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›