Lista e barnave që do të blihen falas ose me gjysmë çmimi
Sëmundjet që kanë më shumë barna të rimbursueshme për këtë vit. Pensionistët ankohen se barnat e rimbursueshme janë të cilësisë së ulët
Emanuela Sako
Pacientët që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe kronike janë përfituesit më të mëdhenj të barnave falas apo me gjysmë çmimi nga rimbursimi i barnave. Barnat me rimbursim mund të merren sipas përcaktimit të ISKSH-së dhe kategorive që janë përcaktuar nga specialistët. Pacientët që përfitojnë më tepër nga rimbursimi i barnave janë të moshuarit dhe fëmijët, të cilët i përfitojnë falas medikamentet. Ndërsa pjesa tjetër e të siguruarve, përfitojnë në masën e përcaktuar nga ISKSH-ja për rimbursimin e barnave për këto kategori. Rimburimin më të lartë të barnave për këtë vit e kanë sëmundjet e rënda, siç janë tumoret, sëmundjet e zemrës, gjakut, veshkave etj. Por, një vend të rëndësishëm për rimbursimin e barnave e zënë sëmundjet kronike, të cilat kërkojnë kurim të vazhdueshëm dhe përdorimin e më tepër medikamenteve.
Përfitimi
Lista e barnave me rimbursim të plotë është shtuar me 30 hyrje të reja të barnave dhe 40 alternativa. Përfitues të listës janë pacientët që vuajnë nga alergjitë, sëmundjet e astmës, sëmundjet e gjakut, sëmundjet e veshkave etj. Ndër barnat e shtuara ofrohen alternativa të reja terapeutike të gamës së barnave antispastike, diuretike, antiepileptike, neuroleptike etj. Pjesë e listës janë bërë edhe dy barna të reja për diagnoza të patrajtuara më parë; imatimib, që përdoret për trajtimin e leucemisë mieloide kronike, alternativë e vetme për trajtimin e këtij lloji kanceri. Ndërsa për trajtimin e të sëmurëve me veshka është rimbursuar Vangancikloviri dhe Antivirali, i domosdoshëm për trajtimin e pacientëve që i nënshtrohen tranplantit të veshkave në fazën post transplant. Propozimet e bëra nga spitalet për rimbursimin të barnave ishin të mëdha, ku përfshiheshin një listë e gjatë medikamentesh. Por nuk ofroheshin mundësitë financiare për përballimin e të gjitha kërkesave. Ministrja e Shëndetësisë dhe Komisioni i Hartimit dhe Rishikimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme ka marrë parasysh kriteret për sigurinë, koston, përparësinë e barnave për trajtimin e sëmundjeve të rënda.
Ankesat
Pensionistët janë ankuar për shkak të cilësisë së dobët të barnave që u janë rimbursuar. Sipas tyre, në listën e rimbursimeve janë barnat që janë më të lira dhe që japin më pak efekt për kurimin e sëmundjeve. Për këtë arsye, ata ankohen se nuk u japin efekt barnat e marra nga rimbursimi dhe shpeshherë detyrohen të blejnë barna të tjera të së njëjtës familje, por më cilësore dhe me një kosto më të lartë. Madje, pretendimet e tyre janë se edhe formëdozat e miratuara nga specialistët janë të një cilësie të dobët.
Rastet kur spitalet pranojnë urgjencat
Pacientët që kanë probleme shëndetësore drejtohen menjëherë në urgjencat e spitaleve të mëdha, pa marrë parasysh shkallën e gjendjes shëndetësore apo fluksit që kanë spitalet. Kjo është një situatë që në shumicën e rasteve bëhet shkak për lindjen e konflikteve mes mjekëve dhe pacientëve. Mjekët deklarojnë se pacientët e ekzagjerojnë me gjendjen shëndetësore dhe pa qenë nevoja drejtohen në urgjencë. Ndërkohë që mjekët duke parë situatën, i kushtojnë ose jo rëndësi. Sipas tyre, pacientët duhet të ndjekin procedurat dhe rregulloren, pasi ata duhet të drejtohen njëherë te mjeku u lagjes dhe pastaj në urgjencë dhe në spitalet e mëdha si QSUT-ja ose Spitali Ushtarak. Në të kundërt, ta duhet të presin për të marrë mjekimin ose përkujdesjen e nevojshme. Mjekët thonë se kjo është një çështje problematike që shkaktohet artificialisht nga pacientët, të cilët shkaktojnë kaos nëpër spitale. Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rregullat bazë se kur duhet që pacientët të drejtohen në spitale dhe rastet kur mjekët duhet të presin urgjencat. Njëkohësisht, rregullorja e Ministrisë së Shëndetësisë ka përcaktuar edhe masën e pagesës që bëhet nga shteti dhe pagesën nga pacienti. Sipas rregullores, do t’u jepet ndihmë mjekësore urgjente në spital të sëmurëve, që paraqiten me këtë gjendje klinike: vështirësi frymëmarrjeje të çdo tipi, humbje të ndërgjegjes, dhimbje të forta të kokës, paralizë, konvulsione të rënda e të menjëhershme, dhimbje ose shtrëngim të gjoksit, dhimbje të menjëhershme të barkut, hemorragji masive, fraktura, dëmtime nga përplasjet me mjete motorike ose me armë etj. Dokumenti i identifikimit dhe libreza e shëndetit plotësohen dhe verifikohen, detyrimisht, në urgjencë, pas dhënies së ndihmës urgjente. Në rastet kur pacienti nuk është i shoqëruar me familjarë, plotësimi i këtyre dokumenteve bëhet në pavijon.
Vështirësi frymëmarrjeje të çdo tipi
Humbje të ndërgjegjes
Dhimbje koke, paralizë, konvulsione të rënda e të menjëhershme;
Dhimbje ose shtrëngim të gjoksit
Dhimbje të menjëhershme të barkut
Hemorragji masive
Fraktura
Dëmtime nga përplasjet me mjete motorike ose me armë
Dëmtime të kokës ose qafës
Dehidratim të rëndë
Gjendje të acarimit psikomotor
Dokumentet e nevojshme për llogaritjen e shpenzimeve të bëra gjatë dhënies së ndihmës mjekësore urgjente janë:
Kartela e shërbimit të urgjencës
Dokumenti i identifikimit të pacientit
Libreza e sigurimit shëndetësor të pacientit
Këto dokumente kërkohen, plotësohen dhe verifikohen, detyrimisht, në urgjencë, pas dhënies së ndihmës urgjente. Në rastet kur pacienti nuk është i shoqëruar me familjarë, plotësimi i këtyre dokumenteve bëhet në pavijon.
Llogaritja e shpenzimeve bëhet sipas përcaktimeve të parashikuara në urdhrin e drejtorit të spitalit.
Ministri i Shëndetësisë miraton modelin e udhëzuesit klinik dhe të kartelës së pacientit për shërbimin e urgjencës, të hartuara nga klinikat universitare përkatëse.
Zgjedhjet, spitalet kaluan situatën pa probleme
Spitalet nuk janë prekur nga problemet e zgjedhjeve, të cilat janë cilësuar si të qeta dhe pa konflikte. Me gjithë masat e rrepta të marra nga spitalet gjithçka ka rrjedhur në ecurinë e normale të fluksit të punës. Gjithçka ka kaluar e qetë dhe pa probleme, ku nuk është regjistruar asnjë i plagosur në kryeqytet. Megjithëse spitalet në Tiranë u vendosën në një gjendje të lartë gatishmërie për t’u paraprirë situatave konfliktuale, që mund të tensionoheshin gjatë ditës së zhvillimit të zgjedhjeve në të gjithë vendin. Shefi i Shërbimit të Traumës në Spitalin Ushtarak, Fatos Olldashi, një ditë para zgjedhjeve u shpreh se spitali kishte një javë që ishte vënë në gjendje gatishmërie për pritjen e urgjencave në rast konfliktesh nga gjendja zgjedhore. Drejtoria e këtij spitali dha urdhër që i gjithë ekipi i mjekëve të jetë gati për të përballuar çdo lloj situate. Që në fillim të javës janë pezulluar të gjitha operacionet dhe janë krijuar ambiente të lira të urgjencës dhe dhomave të shtrimit. Gjatë javës është shmangur dyndja e pacientëve për të lënë hapësira boshe për rastet e urgjencave gjatë ditës së zgjedhjeve. Ndërkohë që ekipi i mjekëve është dyfishuar për të pritur të dëmtuarit, nëse situata degjeneron në grindje mes militantëve të forcave të ndryshme politike.
30 Qershor 2009