E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari A2, maturantët edhe një jave kohë për ta plotësuar



Maturantët kanë edhe një javë kohë për të plotësuar formularin A2, nga ku do të bëjnë përzgjedhjen e degëve ku ata do të studiojnë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se afati i fundit i dorëzimit të këtij formulari është data 2 gusht.
Rregullorja e Maturës Shtetërore parashikon se maturantët kanë një afat kohor prej dy javësh për plotësimin dhe dorëzimin e formularëve. Kjo procedurë kërkohet të kryhet nga të gjithë maturantët që kanë përfunduar me sukses provimet e Maturës Shtetërore, duke përfshirë këtu edhe ata kandidatë që do të aplikojnë për ndjekjen e akademive, në të cilat procedura e pranimit të studentëve është e ndryshme nga universitete e tjera.
Maturantët do të duhet të përzgjedhin, dhjetë preferenca në formularin A2, ku janë të listuara më shumë se 225 programet që do të ofrojnë universitetet publike për vitin e ri akademik, e njëjta procedurë si vitin e kaluar. Kandidatët që do të respektojnë profilin e shkollës së mesme në përcaktimin e degëve mund të grumbullojnë më shumë pikë, sesa po të listojnë degë të profilit të kundërt. Sipas rregullores së provimit, përcaktohet se mundësia për të mbledhur më shumë pikë krijohet jo vetëm nga zgjedhja e programeve të afërta të studimit, por dhe nga lloji i koeficientit.

Bashkia e Tiranës rindërton shkollën ” Petro Nini Luarasi”
“Njerëzit e ditur janë të vetmit që mund të ndihmojnë në kapërcimin e krizës së gjithanshme në Shqipëri”,- kështu e ka nisur fjalimin e tij kreu i bashkisë së Tiranës, Edi Rama dije gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës mesme “ Petro Nini “. Punimet kanë startuar me mbylljen e vitit shkollor dhe sipas Ramës priten të mbarojnë para datës 6 Shtator, ditë kur starton viti i ri shkollor. “Po bëjmë rindërtimin tërësor, së bashku me shtesa të konsiderueshme sipërfaqesh, në mënyrë që më 6 shtator, të gjithë nxënëset dhe nxënësit e “Petro Ninit” t’i presim në kushte optimale, ashtu siç e meriton tradita e kësaj shkolle, ashtu siç e meritojnë nxënëset dhe nxënësit e këtij qyteti, të cilët duhet të kenë gjithçka u duhet për t’u përgatitur për të ardhmen. Ky vend më shumë se për çdo gjë tjetër ka nevojë për njerëz të ditur”, tha Rama. Sipërfaqja që po I nënshtrohet rikonstruksionit është 1600 m2. Këtu përfshihen dhe hapësirat e jashtme dhe ato sportive për të krijuar ambiente të përshtatshme e sipas standardeve të kërkuara nga rreth 1500 nxënës që studiojnë në këtë shkollë. Ndërhyrja synon të përfshijë rikonstruksionin e palestrës, tarracës, dyshemesë, por edhe nyjeve sanitare të shkollës. Në objekt po instalohet rrjeti i ri elektrik, i furnizimit me ujë, rrjeti telefonik dhe ai i internetit, po realizohet sistemi i ngrohjes qendrore, duke parashikuar edhe instalimin e sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit. Të gjitha këto punime po kryhen sipas normave dhe standardeve evropiane.

MASH njeh diplomat e 48 studentëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikon listën e tretë të diplomave që janë njohur nga ky institucion për muajin korrik. Bëhet fjalë për 48 studentë , për të cilët, procesi i njohjes së diplomës së fituar jashtë vendit ka përfunduar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka publikuar listën e aplikantëve që u është kryer njohja e diplomës për herë të tretë gjatë këtij muaji. Numri i diplomave të njohura nga MASH gjatë muajit korrik shkon në 200. Është hera e dytë që ministria e Arsimit dhe e Shkencës konverton diplomat e huaja brenda muajit korrik. Në muajin nëntor, kjo ministri bëri ekuivalentimin e rreth 204 diplomave të studentëve shqiptarë që kishin zgjedhur të kryenin studimet ë larta në universitet jashtë Shqipërisë. Më pas, në muajin maj, Sektori i Njohjes së Diplomave, pas shqyrtimit të dosjeve, konvertoi edhe 346 diploma të tjera të huaja. Nga njohja e diplomave kanë përfituar dhe 220 aplikantë në muajin qershor dhe korrik duke e çuar numrin e diplomave të ekuivalentuar në 770. Personat që kanë përfituar nga njohja e diploma e fituar nga studimet e kryera në vend të huaj edhe në vendin tonë, duhet të paraqiten pranë MASH, për të tërhequr certifikatën e njohjes. Procedura për njohjet e diplomave ose certifikatave të huaja edhe në vendin tonë u ndryshua nga MASH, vetëm disa muaj më parë. Me ndryshimet e reja, e gjithë procedura e njohjes së diplomave dhe certifikatave duhet të përfundojë brenda 45 ditëve, nga dita kur dosja për aplikim është e plotësuar me dokumentacion e kërkuar. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se tarifa për procedurat e njohjes është 2500 lekë. Dokumentet pranohen origjinalë ose fotokopje të noterizuara.

Lista e diplomave të njohura
1. Flamur Vellku
2. Arled Topallaj
3. Brunilda Ferro
4. Mirseda Plaku
5. Ilir Rroqja
6. Elona Vladi
7. Afrodhiti Bajo
8. Kadri Tabaku
9. Aleksander Rakiçeviq
10. Thomas Thomos
11. Nikolaos Fotos
12. Manjola Hala
13. Helena Papa
14. Helene Baraba
15. Piro Andon
16. Kamber Kamberi
17. Alfons Pengili
18. Gjergj Legisi
19. Fation Nezaj
20. Eljana Mankollari
21. Anduena Gjevori
22. Irisi Beleraj
23. Ardiana Varfi
24. Laura Yzeiraj
25. Anila Xhaho
26. Zamira Çekrezi
27. Laerta Çeka
28. Ariola Mbistrova
29. Rozafat Nuhiallari
30. Gjergji Semani
31. Klevis Kumbaro
32. Ligoraq Toshi
33. Arlind Anamali
34. Fatjona Qurku
35. Dashamir Hoxha
36. Junida Sheraj
37. Mimoza Ziko
38. Eriona Kertusha
39. Jonilda Korina
40. Teuta Disani
41. Artur Lufi
42. Dorina Patuzi
43. Gentjan Agalliu
44. Ilda Grozdani
45. Eriseld Zyka
46. Irina Alla
47. Elvis Kerenxhi
48. Edlira Antoni

28 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›