Formulari A2, një mijë pikë më shumë për degët sipas profilit të gjimnazit
APRIAL-i: “Ruani profilin e shkollës së mesme për të grumbulluar sa më shumë pikë” . Koeficientet e shkollës ndryshojnë sipas universiteteve dhe profilit të degëve
Jonida Tashi
Plot një mijë pikë më shumë do të grumbullojnë maturantët që degët në formularin A2 do t’i përzgjedhin sipas profilit të gjimnazit. Këtu bëhet fjalë më së shumti për maturantët me mesatare të lartë, të cilët, falë përzgjedhjes së duhur të preferencave mund të renditen 20 vende më sipër në listat e fituesve. Ndërkohë që, nëse këta maturantë përzgjedhin në formularin A2 degë jashtë profilit të shkollës që kanë kryer, ata rrezikojnë të humbasin mjaft pikë në renditjen e fituesve, pasi koeficientet e shkollës ndryshojnë sipas universiteteve dhe profilit të degëve. Specialistët e Agjencisë Kombëtare të Pranimeve në Universitete (APRIAL) udhëzojnë maturantët që në preferencat e formularit A2, së pari, duhet të ruajnë profilin e shkollës së mesme dhe së dyti, duhet të kërkojnë të japin provime me zgjedhje ato lëndë që i përshtaten programit të studimit që dëshirojnë të ndjekin. Sipas specialistëve, shpeshherë gjatë plotësimit të preferencave, maturantët orientohen në disa programe studimi, që jo vetëm nuk kanë afërsi, por janë diametralisht të kundërt. Në këtë rast, shanset që maturantët të kenë rezultate pozitive vihen në pikëpyetje.
Përzgjedhja
Maturantët që kanë rezultate më të larta në lëndët shkencore, do të kenë më shumë mundësi që të fitojnë një degë të profilit shkencor, pasi dhe koeficientet janë më të lartë. Ndërkohë që po i njëjti nxënës do të ketë probabilitet më të vogël për t’u shpallur fitues në lëndët e profilit shoqëror, ndaj dhe përzgjedhja duhet bërë me shumë kujdes. Për këtë, maturantët duhet ta lexojnë me shumë kujdes listën e degëve në formularin A2 për të gjetur degët që preferojnë. Në renditjen e preferencave në formularin A2 maturantët duhet të kenë në vëmendje se e para zgjidhet dega që preferohet më shumë, e dyta ajo që preferohet nëse nuk do të fitojnë në preferencën e parë e kështu me radhë. Mbi këtë bazë të preferencave do të shpallen fituesit për secilën degë, gjithmonë nëse kandidatët kanë mbledhur pikët e nevojshme. Kjo do të thotë që kandidati jo vetëm duhet të llogarisë paraprakisht pikët që mund të fitojë, por dhe të synojë për konkurrim në ato programe studimi ku mund të fitojë.
Pikët
Le të marrim shembullin e një kandidati për student, i cili është i profilit shoqëror dhe ka në një nga preferencat e tij programin e studimit Drejtësi (që ka koeficientin e shkollës 1.4) dhe lëndët që ka zgjedhur për të dhënë provim janë: Njohuri për Shoqërinë dhe Ekonomi-Filozofi, (që kanë koeficientin maksimal 1.3). Natyrshëm ky maturant për këtë program studimi do të ketë pikët maksimale, për rezultate maksimale. I njëjti rezultat vlen edhe për programet e tjera të studimit, që kanë këta koeficiente, ku përgjithësisht hyjnë programet e studimit me drejtim shkencat humane. Pyetja shtrohet: A mund ta ketë këtë rezultat maturanti për programet e studimit ku bazë janë shkencat ekzakte? Për këtë rast, specialistët kanë marrë dhe analizuar një shembull nga programet e studimit të Fakultetit Ekonomikut: Ekonomiks. Ky fakultet për maturantët që kanë mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme me profil shoqëror, koeficientin e shkollës e ka 1.2, pra krahasuar me shembullin e Drejtësisë, kemi një diferencë prej -0.2 në koeficientin e shkollës. Po të analizojmë koeficientet e lëndëve me zgjedhje, gjithashtu do të vëmë re se lënda Njohuri për Shoqërinë ka koeficientin 1, pra -0.3 krahasuar me Drejtësinë, po kështu dhe Ekonomi dhe Filozofi. Nëse do të llogaritim pikët me koeficientet e ndryshuar, për këtë program studimi, do të vëmë re se maturanti pëson një ulje të ndjeshme të pikëve.
Formulari A2, pas rezultateve të Matematikës nis plotësimi
Specialistët e arsimit konfirmojnë se plotësimi i formularit A2, do të nis në fund të muajit qershor, pas shpalljes së rezultateve të provimit të Matematikës. Duke qenë se ky formular është vendimtar për studimet e larta, specialistët e arsimit shpjegojnë se plotësimi i tij duhet të bëhet pasi maturantët të jenë njohur me rezultatet e dy provimeve me detyrim, si dhe notën mesatare. Sipas specialistëve, mbi bazën e rezultateve të marra, maturantët duhet të zgjedhin ato degë në të cilat shanset për të fituar janë më të mëdha. Por këtë vit, ndryshe nga ai i kaluari, formulari A2, i cili është vendimtar për të vijuar studimet e larta, mund të dorëzohet edhe pa i plotësuar 10 preferencat. Ndryshimi i përcaktimit të degëve në formularin A2, nga 10 preferenca që duhet të shënoheshin detyrimisht një vit më parë, në më pak se 10, është bërë për të evituar konfuzionin e maturantëve dhe specialistëve në llogaritjen e pikëve. Përzgjedhja e sa më pak degëve, do të ndihmonte specialistët për të nxjerrë sa më parë rezultatet e provimeve, por edhe vetë maturantët, të cilët nëpërmjet llogaritjeve paraprake bëjnë një matje të forcave të tyre se në cilin fakultet mund të shpallen fitues.
Afatet e vendosura nga MASH-i për formularin A2
Sipas rregullores së Maturës, kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, duhet të plotësojnë formularin A2, brenda datës 30 qershor dhe ta dorëzojnë atë në Komisionin Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH).
KSHMSH dërgon zyrtarisht në Komisionin e Maturës Shtetërore (KMSH) pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale ose Zyrës Arsimore (DAR/ZA) formularët A2, të plotësuar, si edhe tabelën e regjistrimeve, brenda datës 2 korrik.
KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së, pasi bën verifikimet përkatëse, i dërgon formularët, ndarë sipas shkollave, së bashku me tabelat e regjistrimeve, zyrtarisht me shkresë përcjellëse në MASH, më 11 korrik.
Lëndët me zgjedhje, 80 pikë maksimumi i pikëve për të dy provimet
Testet e provimeve me zgjedhje të Maturës do të përmbajnë për secilën lëndë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje me përgjigje alternative (10 pikë) dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim (30 pikë). Në total, një maturant duhet të marrë maksimumi 80 pikë për dy provimet me zgjedhje. Nxënësi, i cili është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës është i detyruar të japë provim lëndët e detyruara në vjeshtë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm. Kohëzgjatja për dhënien e përgjigjeve me shkrim për të dy testet provimeve me zgjedhje do të jete 4 orë. Testet e provimeve me detyrim dhe me zgjedhje të Maturës 2009 do të vlerësohen me të njëjtin standard. Për vlerësimin e tyre, specialistët e arsimit, kanë vendosur të përdorin të njëjtën procedurë që është ndjekur gjatë Maturës 2008. Rregullorja e Maturës Shtetërore 2009, përcakton qartë procedurat që do të zbatohen për vlerësimin e testeve. Kështu, sipas kësaj rregulloreje, vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve në provimet e detyruara dhe me zgjedhje të Maturës do të bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Sakaq, vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga hartuesit e testeve. Ndërsa shpallja e rezultateve do të bëhet jo më vonë se 15 ditë, pas çdo provimi të Maturës.
24 Qershor 2009