PDK-ja dorëzon në Prokurori kallëzimin penal për Jozefina Topallin dhe Policinë e Shtetit
Paditë lidhen me deklarimet në rastin e vrasjes më 18 qershor të Aleksandër Kekës. “Topalli dhe Policia, vepër penale për fyerje, shpifje e urrejtje nacionale”
Tiranë – Partia Demokristiane nuk e ka lënë për asnjë çast në heshtje vrasjen e anëtarit të saj dhe drejtuesit të degës së Malësisë së Madhe, Aleks Keka. Reagimet e pandërprera tashmë janë konkretizuar me dy kallëzime penale në Prokurorinë e Shkodrës, një në adresë të zonjës Jozefina Topalli dhe tjetra në adresë të një institucioni, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Dy kallëzimet
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp PDK-ja zyrtarizon depozitimin në Prokurori të kallëzimit penal kundër nënkryetares së PD-së, zonjës Jozefina Topalli. Objekti i padisë ka në thelb akuzat për kryerjen e veprave penale të fyerjes për shkak të detyrës, shpifjes për shkak të detyrës, të kryera botërisht në dëm të shumë personave dhe thirrjeve për urrejtje nacionale. Një tjetër kallëzim u depozitua kundër shtetasve të paidentifikuar, pjesëtarë të Policisë së Shtetit, madhorë, banues në Tiranë, për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, të kryera në bashkëpunim. Dy kallëzimet lidhen me rolin dhe deklarimet e znj. Topalli dhe Policisë së Shtetit në rastin e vrasjes më 18 qershor të Aleksandër Kekës, kryetar i degës së Partisë Demokristiane të Malësisë së Madhe. “Zonja Topalli ka hedhur dhe përsëritur një lumë akuzash, fyerjesh dhe shpifjesh në drejtim të PDK-së, drejtuesve dhe anëtarëve të saj, duke shkelur nenet 239/2, 240/2 dhe 266 i Kodit Penal”, - thuhet në njoftimin për shtyp dalë nga selia e PDK-së.
Ndaj Policisë
Kallëzimi ndaj Policisë së Shtetit ka si objekt shpërdorimin e detyrës në bashkëpunim, shpifjen dhe veprimet që pengojnë zbulimin e së vërtetës, përkatësisht, shkeljet e neneve 248, 25, 301 dhe 25 të Kodit Penal. “PDK-ja është e vendosur të kërkojë drejtësi dhe nxjerrjen përpara saj të të gjithë personave dhe drejtuesve të institucioneve, të cilët, të motivuar nga qëllime politike, elektorale dhe bindje personale antidemokristiane, kanë thyer ligjin dhe janë bërë simbole të një fushate shtetërore e publike denigrimi, spekulimi dhe fyerjesh”, - vijon deklarata për mediat e PDK-së. Sipas saj, PDK-ja përsërit qëndrimin se demokristianët, të mësuar gjatë mëse një shekulli me sulme politike dhe përdorim të shtetit komunist, diktatorial e postdiktatorial, kundër tyre, mendimeve dhe alternativës europiane që ata përfaqësojnë, janë të vendosur të përballen politikisht dhe juridikisht me këdo individ e institucion, sepse ne besojmë te shteti i së drejtës, drejtësia, morali politik dhe standardet politike e morale të zgjedhjeve.
24 Qershor 2009