Formulari A3,4 ditë kohë për plotësimin
Nis tërheqja e formularëve A3 nga kandidatët që duan të përfitojnë prej 4000 kuotave bosh. Në këtë formular, sipas Agjencisë Kombëtare të Pranimeve (APRIAL), janë pothuajse të gjitha degët universitare, pasi edhe në ato fakultete me kuota të plotësuara janë shtuar nga 5 ose 10 kuota, por gjenden dhe degë të reja, të cilat janë hapur së fundmi nga Këshilli i Ministrave. Formulari A3, sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mund të plotësohet nga kandidatët që nuk kanë rezultuar fitues gjatë dy fazave të para, por edhe nga studentë që aktualisht janë të pakënaqur me degën ku janë klasifikuar. Ata kandidatë për studentë që nuk janë shpallur ende fitues, kanë 5 ditë në dispozicion për të plotësuar formularin A3, ndërsa studentët që duan të ndryshojnë preferencë kanë vetëm një ditë afat. Regjistrimi i kandidatëve fitues do të kryhet pranë sekretarive të fakulteteve, nga data 7 deri në 15 nëntor.