E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Për komunitetin 10% e fondit të Bashkisë”

 

Risi në ndarjen dhe hartimin e buxhetit të bashkisë për vitin 2009. Rreth 10% e fondit të investimeve të këtij institucioni do të jetë fondi i komunitetit. Kryebashkiaku Edi Rama bëri publike dje nismën e re. "Do të jetë komuniteti, grupe dhe pjesë të tij, qytetarë të angazhuar për të sjellë transformimin. Këtë do ta vendosni ju dhe do ta bëjmë së bashku. Janë 3 milionë dollarë, të cilat ne do t'i ndajmë, duke u nisur vetëm nga fjala juaj dhe duke nxitur organizimin e vogël komunitar të individëve që jetojnë së bashku, tha Rama. Ai nënvizoi se pas eksperiencës frytdhënëse, të ndërmarrë vitin e kaluar, ku qytetarët kanë shprehur opinionin e tyre lidhur me hartimin e buxhetit të vitit të kaluar, është vendosur të rinisë procesi i dëgjesave publike "Thuaj fjalën tënde", për hartimin e buxhetit të vitit 2009.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›