"Në OKB më ka thirrur vetë Zoti dhe SHBA është më keq se Irani"
Ka falur, si amerikanët që
në vitet ‘80 kërkonin ta
eliminonin me cianur,
ashtu edhe Vatikanin që e shkishëroi
në kohën e Papës Gjon
Pal II. Është i sigurt që në Pallatin
e Qelqtë e ka thirrur vetë
Zoti dhe kësisoj nuk ka asnjë
dyshim për misionin e tij: të
realizojë vokacionin tij prej
njeriu të fesë dhe atij prej misionari
në shërbim të të
varfërve, si dhe të kontribuojë
për paqen në botë". Në një intervistë
për "Corriere della
Sera", Miguel D‘Escoto, prifti
katolik dhe ish-ministri i Jashtëm
i qeverisë sandiniste të
Nakaraguas të Daniel Ortegës,
që muajin e kaluar është
zgjedhur president i asamblesë
së 63-të të OKB-së, thotë
se "e vërteta më e rëndësishme
prej së cilës varet vetë mbijetesa
jonë është që jemi të gjithë
motra e vëllezër".
Si e konsideroni rilindjen e
vendeve të Amerikës Latine
dhe tentativën ruse për të zëvendësuar
Shtetet e Bashkuara
në rajon?
Rusët nuk kanë kultivuar
kurrë qëllime ekspansioniste
në Amerikën Latine, që ka vuajtur
shumë nga pasojat e imperializmit
amerikan. Por ajo fazë
ka marrë fund, sepse masat e
drejtuara nga liderët e grupit
ALBA (Alternativat Boliviane
për Popullin dhe Amerikën) e
kanë fituar të drejtën për të
vendosur vetë për fatin e tyre.
Ëndrra e Bolivarit për të bashkuar
gjithë kontinentin do të
realizohet shumë shpejt. Nuk
do ta kisha besuar kurrë më
parë se do të jetoja kaq gjatë sa
për ta parë realitet këtë ëndërr.
Është fillimi i një epoke të re,
falë Zotit, më e mira në historinë
tonë.
Çfarë mendoni për propozimin
MekKejn për një "ligë të
kombeve" të vendeve mike për
të anashkaluar OKB-në?
Një gjë e tillë është e destinuar
të falimentojë, sepse sjelljet
e imperialistëve nuk janë në
përputhje me statutin e OKBsë.
Jeni tifoz i Obamës?
Jam pro atij presidenti që do
ta dojë më shumë Amerikën
për të kuptuar faktin se kurrë
më parë imazhi i saj nuk ka
qenë i dëmtuar siç është sot
dhe kurrë më parë ajo nuk ka
pasur këtë popullaritet të ulët.
Jam për atë president që do të
impenjohet për ta shndërruar
Amerikën. Askush nuk mund ta
shkatërronte imazhin e
Amerikës siç bënë liderët e saj.
Çfarë reforme të Këshillit të
Sigurimit do të donit?
Duhet një rishpërndarje e
pushtetit dhe më shumë
ekuilibër në zona të ndryshme
gjeografike.
në vitet ‘80 kërkonin ta
eliminonin me cianur,
ashtu edhe Vatikanin që e shkishëroi
në kohën e Papës Gjon
Pal II. Është i sigurt që në Pallatin
e Qelqtë e ka thirrur vetë
Zoti dhe kësisoj nuk ka asnjë
dyshim për misionin e tij: të
realizojë vokacionin tij prej
njeriu të fesë dhe atij prej misionari
në shërbim të të
varfërve, si dhe të kontribuojë
për paqen në botë". Në një intervistë
për "Corriere della
Sera", Miguel D‘Escoto, prifti
katolik dhe ish-ministri i Jashtëm
i qeverisë sandiniste të
Nakaraguas të Daniel Ortegës,
që muajin e kaluar është
zgjedhur president i asamblesë
së 63-të të OKB-së, thotë
se "e vërteta më e rëndësishme
prej së cilës varet vetë mbijetesa
jonë është që jemi të gjithë
motra e vëllezër".
Si e konsideroni rilindjen e
vendeve të Amerikës Latine
dhe tentativën ruse për të zëvendësuar
Shtetet e Bashkuara
në rajon?
Rusët nuk kanë kultivuar
kurrë qëllime ekspansioniste
në Amerikën Latine, që ka vuajtur
shumë nga pasojat e imperializmit
amerikan. Por ajo fazë
ka marrë fund, sepse masat e
drejtuara nga liderët e grupit
ALBA (Alternativat Boliviane
për Popullin dhe Amerikën) e
kanë fituar të drejtën për të
vendosur vetë për fatin e tyre.
Ëndrra e Bolivarit për të bashkuar
gjithë kontinentin do të
realizohet shumë shpejt. Nuk
do ta kisha besuar kurrë më
parë se do të jetoja kaq gjatë sa
për ta parë realitet këtë ëndërr.
Është fillimi i një epoke të re,
falë Zotit, më e mira në historinë
tonë.
Çfarë mendoni për propozimin
MekKejn për një "ligë të
kombeve" të vendeve mike për
të anashkaluar OKB-në?
Një gjë e tillë është e destinuar
të falimentojë, sepse sjelljet
e imperialistëve nuk janë në
përputhje me statutin e OKBsë.
Jeni tifoz i Obamës?
Jam pro atij presidenti që do
ta dojë më shumë Amerikën
për të kuptuar faktin se kurrë
më parë imazhi i saj nuk ka
qenë i dëmtuar siç është sot
dhe kurrë më parë ajo nuk ka
pasur këtë popullaritet të ulët.
Jam për atë president që do të
impenjohet për ta shndërruar
Amerikën. Askush nuk mund ta
shkatërronte imazhin e
Amerikës siç bënë liderët e saj.
Çfarë reforme të Këshillit të
Sigurimit do të donit?
Duhet një rishpërndarje e
pushtetit dhe më shumë
ekuilibër në zona të ndryshme
gjeografike.