E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greenspan: Jam i tronditur për sa po ndodh

Ish-shefi i Rezervës
Federale, Alain Greenspan,
deklaroi dje para
kongresit se ishte "i tronditur"
nga situata financiare
në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe se, sipas
asaj çka ai parashikonte, do
të kishte një rritje të papunësisë.
Ai kishte pasur dyshime
për trazira në tregje
që në vitin 2005, por situata
doli shumë më e rëndë
nga ç‘pritej. Greenspan ka
folur dje para Komitetit të
Kongresit për reformën qeveritare.
Ish-shefi i
Rezervës Federale tha se
stabilizimi i tregut të pasurive
të patundshme, parakusht
për stabilizimin e
gjithë ekonomisë, në SHBA
do të kërkonte shumë kohë.
Sipas tij, në qendër të
krizës së kredive ishte vetë
sistemi që stimulonte
oreksin për kredi të cilat iu
dhanë me shumicë edhe
huamarrësve me histori të
këqija bankare. Nga ana e
tij, kryetari i Komitetit të
Kongresit, Henry Waxman,
tha se Greenspan kishte
pjesën e tij të përgjegjësisë,
pasi e kishte bërë veshin e
shurdhër ndaj thirrjeve të
Fed për të vënë dorë në
sektorin bankar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›