E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari i aplikimit për marrjen e licencave për linjat urbane dhe të rretheve



Emanuela Sako

Personat që kërkojnë të pajisen me licencë për ushtrimin e aktivitetit për linjat urbane në kryeqytet dhe në rrethe, duhet të plotësojnë një formular me të gjitha të dhënat personale. Kështu, aplikantët që duan të jenë pjesë e transportit urban të qytetarëve duhet që ta dorëzojnë formularin e aplikimit pranë Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës ka përcaktuar një sërë rregullash dhe kriteresh që janë të detyrueshme për të gjithë aplikantët. Në rast se dokumentacioni i dorëzuar do të jetë i plotë dhe i rregullt, licenca do t’u jepet 2 ditë pas dorëzimit të mandatit të pagesës. Aplikantët duhet të plotësojnë disa kritere për të marrë licencën e ushtrimit të aktivitetit.
Kriteret
Bashkia e Tiranës ka vendosur disa kritere bazë për përzgjedhjen e aplikantëve, sipas të cilave duhet që ata të dorëzojnë një vërtetim vlerësimi të gjendjes financiare. Vërtetimi të jetë nga banka ose nga institucion tjetër i kualifikuar, i cili duhet të jetë i barabartë ose të kapërcejë shumën e përgjithshme 30.000 lekë për mjetin e parë dhe 15.000 lekë për çdo mjet shtesë.
Ata duhet të dorëzojnë dokumentin që vërteton zotërimin e kompetencës profesionale të pronarit ose administratorit të shoqërisë. Aplikanti duhet të jetë i pajisur me Kontratën e punës me kohëzgjatje të paktën një vjeçare, me drejtuesin e veprimtarisë që plotëson kërkesën e kompetencës profesionale, si dhe diplomën e këtij të fundit (vetëm në rastin kur pronari ose administratori nuk e përmbush). Është e nevojshme që personi të ketë kontratë me një agjenci për udhëtarë brenda vendit, me afat të paktën një vjeçar.
Afati
Afati i procedurës, do të zgjasë deri në 15 ditë. Pas shqyrtimit që bëhet nga specialistët marrja e licencës bëhet për një afat të shkurtër. Kështu, në rast se dokumentacioni i dorëzuar do të jetë i plotë dhe i rregullt, licenca do të jetë e disponueshme 2 ditë pas dorëzimit të mandatit të pagesës. Në të dyja rastet, si për marrjen e licencës për linjat urbane Brenda qytetit dhe për ato të rretheve, aplikanti do të dorëzojë dokumentacionin përkatës: formularin e autodeklarimit, vendimin e regjistrimit në gjykatë, vetëm për personat juridik (aktiviteti që kërkohet, të jetë në objektin e veprimtarisë, fotokopje e noteruar), lejen ose lejet e qarkullimit të automjetit apo automjeteve(fotokopje e noteruar),
si dhe aktvlerësimet për plotësimin e kushteve të komoditetit, të autobusëve, në transportin e udhëtarëve brenda vendit(fotokopje e noteruar).

19 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›