Prangoset “Çiçikovi” i Lezhës, merrte para për të nxjerrë eshtra nga fundi i Otrantos
Operacioni “Grepi” përfundon me arrestimin e Gjin Ndrecajt nga komuna Zejmen. Ai hiqej si polic Interpoli. Mashtronte familjarët e viktimave të 9 janarit
Albert Gjoka
LEZHË - Çiçikovi i “Shpirtrave të vdekur” të Gogolit nuk bënte asgjë krahasuar me pazaret e një shtetasi nga Lezha, i cili u merrte para familjarëve të viktimave të 9 janarit për të nxjerrë eshtrat nga fundi i detit në Otranto. Loja e tij ka vazhduar për disa kohë, duke u paraqitur si polic i Interpolit, derisa ka mbërritur një denoncim për mashtrim. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut të Lezhës bëjnë të ditur se ka arrestuar shtetasin Gjin Ndrecaj, lindur dhe banues në Spiten të komunës së Sejmenit. Për prangosjen e 51-vjeçarit është organizuar operacioni i koduar me emrin “Grepi”. Zëdhënësja e Policisë së qarkut, Elona Nika, thotë se në momentin e arrestimit, Gjin Ndrecajt iu gjetën një granatë dhe disa dokumente identiteti të personave të tjerë.
Mashtrimi
“Jam Gjon Marko, polic i Interpolit dhe do t’ju ndihmoj për të gjetur eshtrat e familjarëve tuaj që janë mbytur në Otranto”. Kjo ishte fraza që u thoshte të afërmve të viktimave të tragjedisë së 9 janarit Gjin Ndrecaj. Njerëzit e stresuar dhe pa shpresa se një ditë familjarët e tyre, të mbytur në Otranto, do të kenë një varr, besonin. Disa prej tyre janë thyer para policit të rremë duke dhënë para. Por, efektivi i Interpolit zhdukej më pas bashkë me paratë, ndërsa të mashtruarit zgjasnin dhimbjen. Për t’i dhënë fund këtij mashtrimi, disa prej “viktimave” të policit Gjon kanë bërë kallëzim në policinë e Lezhës.
Arrestimi
Të dhënat e para për policin e rremë të Interpolit kanë nxitur efektivat e Lezhës që ta marrin seriozisht këtë rast. Ata kanë identifikuar autorin e mashtrimeve dhe më pas janë vënë në ndjekje të tij. Burimet zyrtare pohojnë se për kapjen e tij është organizuar një operacion i koduar me emrin “Grepi”. Ai është finalizuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Siç duket, “Gjon Marku” është nisur të shtunën për të bërë mashtrimin e radhës. Brenda në çantë kishte disa dokumente identiteti të fatkëqijve. Ai kishte marrë masa për çdo rast, duke marrë me vete edhe një granatë. Teksa po bëhej gati për të hipur në një furgon në stacionin e udhëtarëve të Shëngjinit, ai është përballur me forcat e policisë, të cilat nuk i kanë dhënë asnjë mundësi për të lëvizur. “Në momentin e kapjes, shtetasit Gjin Ndrecaj iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një granatë dore së bashku me ndezësin, një pasaportë në emër të shtetasit Nikolin Ndoj, një kartë identiteti e një vajze nga Kallmeti, telefona, fletore me adresa, të cilat i mbante me vete në një çante dorë”, - thotë zëdhënësja e policisë. Sipas saj, “grupi hetimor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë po punon për dokumentimin e çdo rasti mashtrimi që mund të ketë kryer ky shtetas dhe për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje”. Grepi ka përfunduar me demaskimin e identitetit të rremë të policit të Interpolit dhe tashmë shtetasi Gjin Ndrecaj rrezikon të përballet me disa akuza njëherësh.
19 Tetor 2009