Ministria e Punës: Është ulur numri i të varfërve
Në Ditën Kundër Varfërisë, Ministria e Punës ka deklaruar se në vendin tonë varfëria është “zbutur”. Por pavarësisht deklaratave të këtij dikasteri, në vendin tonë shifrat flasin ende për shumë familje që janë të përfshira në hartën e varfërisë, të shpërndara në të gjithë vendin. Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës shprehen se krahasuar me vitin 2005, kur popullsia nën vijën e varfërisë prej 2 dollarë në ditë për person, arrinte në 18,4 %, tashmë në fund të vitit 2009, synohet që ajo të shkojë në 12,4%. Sipas Ministrisë së Punës, uljen e varfërisë së skajshme në vend, e dëshmon dhe numri më i pakët i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti, të cilat sipas tregojnë një “zbutje” të nivelit të varfërisë. Në reduktimin e varfërisë në vend përfshihen masat që janë marrë vitin e fundit, për rreth 111 mijë persona me aftësi të kufizuara, të cilëve ju është përmirësuar pagesa deri 16 mijë lekë, si dhe personave të verbër në masën 8700 lekë.
19 Tetor 2009