E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formulari i pensionit ISSH Do te shmangim abuzimet

Të gjitha të dhënat për pensionet, rritjet në vite, kompesimet apo çfarëdo lloj ndryshimi tjetër, pensionistët do ta marrin nëpërmjet një formulari në momentin që do tërheqin pensionin e tyre. Ky është projekti më i fundit i Institutit  të Sigurimeve Shoqerore i cili po informon të gjithë pensionistët në mbarë vendin për të shmangur abuzimet që mund të jenë  me pensionet.

“Ideja e këtij programi është që pensionistit një herë në dy-tre vjet do t’I japim njoftimet me qëllim që të shikojë lëvizjet që ka pensioni herë pas herë në bazë të rritjeve që janë bërë, që të dije pensionisti për çfarë firmos dhe përse ka firmosur. Të gjitha kërkesa që bëhen në Institutin e Sigurimeve Shoqërore janë pa pagesë për qytetarët” thotë drejtori i drejtorisë së përfitimit në ISSH, Agron Ahmetaj. 

Ndërkohë Instituti i Sigurimeve Shoqerore, pritet që brenda vitit të përfundojë edhe hedhjen e  të gjitha të dhënavë në një rregjistër elektronik.

“Brenda 31 dhjetorit të këtij viti net ë përfundojnë së hedhuri bazën e të dhënave të të gjithë përfituesve, pensionistëve. Krahas kësaj ISSH vazhdon me dy projekte të tjera madhore, në vecanti me krijimin e arshivës dixhitale” tha Ahmetaj.

Aktualisht ISSH po merret dhe përllogaritjen e pensioneve të ish- ushtarakëve. Deri tani janë shqyrtuar rreth 200 kërkesa.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›