Formulari që duhet plotësuar për të regjistruar shtëpinë në Hipotekë
Laureta Rryçi
Tiranë – Qytetarët që blejnë një shtëpi pas kontratës te noteri duhet të plotësojnë edhe një formular te Hipoteka në mënyrë që banesa të jetë ligjërisht e tija. E gjitha kjo procedurë do ta ligjëronte aktin e shitjes edhe në dokumente zyrtare, në mënyrë që askush të mos kishte probleme me pasurinë nëse do ta shiste apo blinte në rrugë ligjore. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar procedura të ndryshme për rastet kur prona është truall, godinë e papërfunduar ose apartament i banuar. Për të gjitha shërbimet që kryen Zyra për Regjistrimin e Pasurive janë përcaktuar kode për shkak të sistemit të ri elektronik. Në këtë numër qytetarët do të gjejnë kodet dhe dokumentet që u duhen për të gjitha rastet kur duan të shesin tokën, truallin, godinën apo apartamentin. Kërkesa për regjistrimin e veprimeve juridike, të fitimit apo kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurive të paluajtshme, ndarjes apo bashkimit të tyre, kontratave të qirasë, kërkesëpadive, kopjeve të vërtetuara, planeve të rilevimit, marrjes së certifikatave të pronësisë, regjistrimit në hipoteka etj., bëhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në zbatim të Ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, nga kërkuesi vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij të autorizuar, sipas Kodit Civil.
Në formularin e kërkesës, kërkuesi duhet të shënojë qartë emrin, mbiemrin, adresën e saktë dhe/ose orientimin faktik të vendndodhjes, si dhe numrin e telefonit dhe/ose numrin e telefonit celular. Çdo kërkesë, sipas datës së paraqitjes, regjistrohet në regjistrin elektronik të kërkesave, ku shënohen numri dhe data e paraqitjes së kërkesës, si dhe data e përfundimit të aplikimit, sipas rendit kronologjik. Regjistri elektronik i kërkesave kontrollohet çdo ditë nga regjistruesi i zyrës, i cili është përgjegjës për përmbajtjen dhe zbatimin e radhës në trajtimin e praktikave. Të dhënat e këtij regjistri ruhen për një vit nga data e hedhjes së tyre.
Aktet noteriale që duhen në Hipotekë
Akt noterial për fshirje të kufizimeve të pasurisë ose fshirje të hipotekimit
Akt noterial për hipotekim ligjor
Akt-dhurimi i ndërtesës i përgatitur nga Komisioni i përbashkët i bashkisë
Deklaratë e anëtarëve të familjes bujqësore për zgjedhjen e një përfaqësuesi të ri të familjes bujqësore
Deklaratë e për heqje dorë nga pasuria
Deklaratë noteriale
Deklaratë noteriale e kufitarëve
Deklaratë noteriale e kufitarëve që preken nga saktësimi
Deklaratë noteriale e pronarit
Dëshmi trashëgimie noteri/ gjykatë
Dëshmi trashëgimie nëse prona i kthehet trashëgimlënësit noteri/gjykata
Dokument për marrëdhëniet me truallin noteri/AKKP, KNT i fshatit
Dokumenti i kalimit të pronësisë në të cilën të jenë nënshkrimet e anëtarëve të familjes dhe të trashëgimtarëve të anëtarit të saj ose përfaqësues me prokurë
Kontratë dhurimi
Kontratë dhurimi me kusht
Kontratë e marrëdhënieve me truallin
Kontratë e shitës së truallit midis këshillit të rrethit/bashkisë dhe blerësit
Kontratë e shitjes nëpërmjet AKP-së dhe blerësit për objektin kontratë e shitjes së banesës
Kontratë e shitjes së objektit
Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të Rrethit dhe blerësit
Kontratë e shitjes së truallit midis Këshillit të rrethit/bashkisë dhe blerësit
Kontratë e shitjes së truallit pas 01.08.1991
Kontratë midis themelueseve
Kontratë nënqiraje
Kontratë noteriale midis pronareve
Kontratë pjesëtimi ose vendim gjykate noteri/gjykatë
Kontratë qiraje
Kontratë shitje
Marrëveshje noteriale e lidhur ndërmjet subjekteve kufitare për ndryshimin e kufirit
Miratim i pronarit
Akt noterial për heqje dorë nga pronësia
Kontratë këmbimi
Akt noterial për marrëveshje kufizuese
Kontratë shitje me rezervë
P3 Shitje trualli dhe/ose ndërtesë nga person fizik
Tarifa: 1500 Lekë
Taksa e shërbimit: 300 Lekë
Gjoba ditë/ vonese: 150 Lekë
Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë
Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune
Dosja
Kodi Emri i dokumentit Institucioni lëshues
N29 Kontrate shitje Noteri
A13 Certifikate pronësie Zyra Vendore e R.P.P.
A15 Kartela e pasurisë Zyra Vendore e R.P.P.
H2 Harta treguese
e pasurisë Zyra vendore e RPP
10 Gusht 2009