E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani: Jo ndryshim rrënjësor

 

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, në një deklaratë për median shprehet kundër ndryshimit rrënjësor të ligjit zgjedhor. “Ne rreshtuam në mënyrë maksimale transparencën për shkak të Kodit. Ne zvogëluam në mënyrë maksimale ankesat për shkak të kodit dhe ne arritëm të mbyllim procesin zgjedhor për herë të parë, brenda afateve ligjore për shkak të përcaktimeve të këtij Kodi. Nuk do të isha në parim pro ndryshimit në themel, ndërsa jam pro ndryshimit për ato që praktika tregoi se mund të ishin më mirë”, tha Arben Ristani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›