Formulari që duhet të plotësoni për të punuar në Kanada
Për të punuar në Kanada personalisht apo së bashku me familjen fillimisht plotësohet formulari, i cili i dërgohet më tej njërës prej ambasadave kanadeze në sektorin e zyrës së emigracionit. Prioritet do të kenë të gjithë ata aplikantë të cilët bëjnë kërkesën e tyre të punësimit në bazë të një ”ftese” ose para-garancie të dhënë nga ndonjë punëdhënës apo kompani kanadeze. Kjo ndodh për vetë faktin se në rastin e vendeve ish-komuniste si Shqipëria, rregullat që kushtëzojnë pranimin e tyre janë më strikte. Kjo për vetë faktin se në këto vende është shumë i përhapur trafikimi i qenieve njerëzore, e për pasojë shteti kanadez ka vendosur që përveçse do të kenë prioritet punonjësit e ftuar nga firmat kanadeze, dhe kualifikimi i tyre arsimor duhet të jetë i kënaqshëm. Tashmë që në Kanada është formuar një komunitet i madh shqiptarësh, aplikimet për vende pune janë bërë më të kënaqshme dhe më të arritshme, pasi shqiptarët që janë ndërkohë në Kanada kanë në dorë që të mundësojnë garancitë për aspirantët që aplikojnë nga Shqipëria.
Pranimet
Një prej vendeve më tradicionale dhe më të mëdha emigrantë-pritëse, Kanadaja, pritet që të hapë dyert për rreth 240 mijë deri në 265 mijë të ardhur rishtas për këtë vit. Shifrat e mësipërme bëhen publike sipas raportit 2007, të paraqitur në Dhomën e Komunës më 31 dhjetor 2007. Raporti vjetor 2007 mbi emigrimin për Parlamentin" ofron shifra të lidhura me dukurinë emigratore për vitin 2007, sikurse përvijon edhe strategjinë emigratore të këtij vendi për vitin 2008. Sipas tij, temat më të spikatura të raportit përfshijnë: pranimin mes 240-265 mijë rezidentëve të rinj të vazhdueshëm në 2008-n. Rreth 139-154 mijë rezidentë të rinj të vazhdueshëm do të pranohen sipas një programi të quajtur "Canadian Experience Class" - Klasa Kanadeze e Përvojës. Kjo do të nisë të zbatohet në 2008-n dhe u mundëson disa kategorive të punëtorëve të huaj, të përkohshëm dhe studentëve me tituj, apo me grada kanadeze, por edhe me përvojë pune në këtë vend, të paraqesin kërkesë për qëndrim të vazhdueshëm, ose pa kufizim kohor, duke qenë prezent në Kanada.
Programi
Ky program parashikon gjithashtu edhe pranimin mes 68-71 mijë emigrantëve në kategorinë e ribashkimit familjar. Një tjetër pranim është ai mes 26-31 mijë e 800 refugjatëve dhe deri 8 mijë personave të tjerë që përfshihen në skemën e arsyeve humanitare e të ndjeshmërisë, si rezidentë të vazhdueshëm. Në vitin 2007 Kanadaja u ofroi 251 mijë e 649 emigrantëve qëndrim të vazhdueshëm: nga këta, një pjesë e madhe u pranuan si emigrantë të kualifikuar, të biznesit, apo të thirrur nga një program i veçantë emigrator dhe ofrues i shërbimeve në jetën e përditshme. Plot 70 mijë e 506 veta u pranuan sipas skemës së ribashkimeve familjare, 32 mijë e 492 personave iu dha statusi i refugjatit dhe 10 mijë e 223 personave iu dha qëndrimi i vazhdueshëm për arsye humanitare dhe të ndjeshmërisë.
H. Hasani
FORMULARI QË DUHET PLOTËSUAR PËR TË PËRFITUAR LEJE PUNE NË KANADA
Dëshiroj ta plotësoj formularin në gjuhën
* Angleze
* Franceze
1)
Mbiemri ________
Emri___________
Mes-Emri__________
2)
Adresa e e-mail-it__________
Numri i telefonit__________
Numri i Fax-it____________
3)
Adresa ime rezidenciale (vendqëndrimi)
__________________________________
4)
Datëlindja__/dita/ muaji/ viti_
5)
Vendlindja/Qyteti ____________
Provinca___________________
Vendi/Shteti_________________
6)
Nënshtetësia________________
7)
Seksi
* Mashkull
* Femër
8)
Gjendja Civile
* I pamartuar
* I fejuar
* I martuar
* I ve
* I ndarë
* I divorcuar
* I celebruar
9)
Të dhëna personale të të gjithë anëtarëve të familjes (aplikantit, gruas dhe fëmijëve)
Emri____________
Mbiemri_________________
Lloji i lidhjes_____________
Datëlindja_______________
Shtetësia_________________
Nr. i pasaportës__________
Skadenca e pasaportës_________
Gjendja martesore_____________
Do ta shoqëroni aplikantin në Kanada?
* Po * Jo
10)
Hapësira ku shkruan oficeri i Emigracionit. Nuk lejohet që aplikanti të shkruajë në këtë hapësirë
11)
Profesioni im aktual është (përshkrim)
__________________________________
12)
Ushtroj këtë profesion që prej /Muaji /Viti_
13) Adresa e kompanisë ku punoj është:
_________________________________
14) Adresa e kompanisë ku pres të punoj në Kanada është:
_________________________________________________
15) Puna që do të bëj në Kanada është:
___________________________
16) Rroga ime do të jetë në vlerën e:
____ USD ose ______$ kanadezë
17) Pres të filloj punën në Kanada në:
Data/ Muaji/ Viti
18) Punësimi im pritet të përfundojë në:
Data/ Muaji/ Viti
19)
a) Në dy vitet e fundit a keni pasur ndonjë anëtar të familjes tuaj me tuberkuloz?
* Po * Jo
b) Keni pasur ju ose ndonjë anëtar i familjes shqetësime psikomendore, apo është kuruar dikush prej jush për këto shqetësime në dy vitet e fundit?
* Po * Jo
c) Ju apo ndonjë anëtar i familjes tuaj a është arrestuar ndonjëherë në ndonjë shtet tjetër?
* Po * Jo
d) A ju është mohuar ndonjëherë leja për të hyrë, apo jeni urdhëruar ndonjëherë për të lënë Kanadanë?
* Po * Jo
e) A keni aplikuar herë tjetër për vizë emigrimi në Kanada?
Po * Jo
f) A ju është refuzuar ndonjëherë viza për punë në Kanada?
* Po * Jo
g) Në periudha paqeje ose lufte a jeni bërë objekt i ndonjë komisioni që heton krimet kundër njerëzimit?
* Po * Jo
20)
Në pesë vitet e fundit a keni jetuar ju ose ndonjë anëtar i familjes tuaj në një shtet tjetër për më shumë se gjashtë muaj?
* Po * Jo
21)
Nëse përgjigjja e pyetjes së mësipërme është PO, ju lutem saktësoni:
Emrin________, Vendin_________, kohëqëndrimin nga data/ muaji/ viti deri data/ muaji/ viti
22)
Deklaroj se të gjitha të dhënat e paraqitura nga unë janë të vërteta dhe të garantuara prej meje
Firma e aplikantit_______________ Data_______________
***Nesër do të lexoni:
1) Guida për plotësimin e formularit të punësimit
2) Dokumentet shtesë që duhet të paraqiten nga aplikanti
15 Maj 2008