Shtypi i përditshëm dhe shëndeti mendor
Studim gjashtë mujor i disa gazetave të përditshme në kosovë dhe shqipëri
Dr. Naim Fanaj*, Alketa Berzani*
Të gjithë pajtohen se mediet kanë efekt të fuqishëm tek individi dhe kultura. Media ndoshta është burimi më domethënës i informacionit shëndetësor për publikun e gjerë. E nga ana tjetër, shëndeti mendor është baza për shëndetin në tërësi. Studimet në botë kanë treguar për një qasje jo të mirë të medieve ndaj problemeve të shëndetit mendor, duke shtrembëruar të kuptuarin publik të sëmundjes mendore, si dhe duke bartur stereotipe ku është portretizuar sëmundja mendore si diçka e rrezikshme. Shtypin e shkruar e karakterizon një mungesë e simpatisë për njerëzit në nevojë, një mosbesim thellë i ngulitur në njerëzit dhe institucionet e ndryshëm nga ta.
Të shikuarit e rrezikshmërisë së mundshme nga të sëmurët mendor shkakton frikë, gjë e cila precipiton shmangien sociale. Kur mediet e lajmet përkufizojnë një grup në formë negative, kjo propagandon paragjykimin dhe diskriminimin. Kështu, me ose pa qëllim, gazetat bëhen strukturë sociale për vazhdimësinë e stigmës. Përveç portretizimit negativ, me shumë rëndësi është parë gjithashtu fuqia dhe ndikimi i medieve në sjelljen suicidale, sepse ka evidenca se mënyra se si raportohet për vetëvrajsen dhe tentim-vetëvrasjen mund ta ulë shkallën e vetëvrasjeve. Rëndësia tjetër shumë e madhe është se ekziston evidencë e mjaftueshme që na tregon se nëse publiku i konsideron njerëzit me sëmundje mendore si të dhunshëm dhe/ose të paaftë për kujdesin ndaj vetes, angazhimet e qeveritarëve dhe legjislacioni rezultues fokusohet më shumë tek kontrolli dhe mbyllja e tyre se sa tek shërimi dhe jeta në komunitet e njerëzve me sëmundje mendore.
Duke patur parasysh këta elemente, por edhe atë se shtypi i përditshëm shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë, si pjesë e shtypit mbarëbotëror me formësim të ngjashëm, nuk kanë si të jenë më “të mira” se ai i ekzaminuar në studimet e ndryshme nëpër botë, duke patur parasysh krajatat e formësimit të tij, si edhe rrethanat shoqërore më tronditëse, si represioni dhe lufta në Kosovë dhe rënia e komunizmit e faza e transicionit në Shqipëri. Nga ana tjetër, ka qenë evidente edhe nga përcjelljet fragmentare të shkrimeve të shtypit, lëngatat në drejtim të mbulimit të çështjeve të shëndetit mendor, për ç’ka edhe disa herë autorët e këtij studimi kanë patur reagime të shkruara në këtë shtyp.
Kjo bëri që ne për 6 muaj me radhë 13 Qershor – 13 Dhjetor 2007 të monitorojmë plotësisht 8 gazeta të përditshme në Shqipëri dhe Kosovë si dhe dy tjera përkohësisht. Gjatë periudhës 6-mujore të studimit, u monitoruan 1386 botime ditore të këtyre gazetave, përkatësisht 811 botime nga gazetat e Shqipërisë dhe 575 botime nga gazetat e Kosovës. Ne jemi fokusuar në shkrimet që flasin për çështjet e shëndetit mendor. Nga ky monitorim u gjetën 777 artikuj që kapërthenin tema të shëndetit mendor. Nga këto artikuj, 645 kanë qenë nga gazetat që botohen në Shqipëri dhe 132 nga gazetat në Kosovë.
Përkundër vështirësive të ndryshme, mendojmë se kemi përzgjedhur dhe kemi mundur të monitorojmë një përfshirje përfaqësuese të gazetave ditore në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat na ndihmuan të kemi një vështrim më të qartë për shkrimet e tyre për çështjet e shëndetit mendor ndër ne.
Mundëm të konstatonim prej këtij studimi se ngelet shumë për të dëshiruar në drejtim të mbulimit të çështjeve të shtypit mendor në Kosovë dhe Shqipëri. Në përgjithësi, në monitorimin tonë kemi gjetur për çdo numër gazete 0.56 artikuj me temë nga shëndeti mendor, me një dallim të shprehur në mes të gazetave në Kosovë nga ato në Shqipëri. Në gazetat në Shqipëri kjo mesatare ishte 0.795, kurse në gazetat në Kosovë 0.229; d.m.th. afro 4 herë më shumë.
Shifra prej 63 % e artikujve për vetëvrasjen në materialin tonë vetvetiu të jep shijen e hidhur të përfshirjes së problemeve të shëndetit mendor, dhe kemi parasysh se bëhet fjalë për një fenomen kryesisht me përfundime fatale. Por ngel shumë për të dëshiruar edhe tek 37 % i artikujve të tjerë, tek të cilët sërish mbizotëron një fenomen tjetër me konotacione negative – përfshirja në dhunë e të sëmurëve mendor, temë e cila në tërësinë e shkrimeve të kampionit tonë arrin shifrat prej 24 %,. Kur jemi tek temat për dhunë, në artikujt e gazetave në Shqipëri kjo gjendet në 26.04 %, kurse në gazetat në Kosovë në 13.63 %, pra dyfish më pak. Dallimi tjetër është se në artikujt e gazetave në Kosovë kemi trefish më tepër artikuj me tema për çrregullimet mendore, 17.42 % ndaj 5.89 % në gazetat në Shqipëri. Këtu patjetër duhet të theksojmë se dy grupet e tjera të temave, siç ishin “Politikat dhe ligjet e shëndetit mendor” dhe “Kujdesi në komunitet për të sëmurët mendor”, arrijnë përqindje gati të pahetueshme, së bashku afër 6 % në Kosovë dhe rreth 4 % në Shqipëri. Kjo e bën shumë të qartë natyrën sensacionaliste të shtypit tonë të përditshëm. Për të vazhduar me anën negative të mbulimit të çështjeve të shëndetit mendor, edhe më shumë bindemi pasi shohim rezultatet e bazuara në klasifikimin e artikujve sipas tonit që përçojnë tek lexuesit për të sëmurët mendor. Në bazë të studimeve tjera si shkrime me tone pozitive janë klasifikuar ato shkrime që i tregojnë njerëzit me sëmundje mendorë si të tillë që kanë fuqi, aftësi, potencial për shërim dhe për kontribut domethënës për shoqërinë; si shkrime me tone negative janë klasifikuar ata shkrime që i kanë portretizuar njerëzit me sëmundje mendore si të dobët, të dhunshëm, jo kompetent, të pandihmë dhe jo atraktivë; dhe si shkrime me tone neutrale janë klasifikuar ata shkrime që nuk kanë patur as tone pozitive, as negative. Rezultatet e këtij studimi tregojnë dominimin e toneve negative në këta shkrime, sidomos në temat të cilat flasin për dhunën e njerëzve me shëndet mendor. Në totalin e shkrimeve në Shqipëri dhe Kosovë, toni negativ konstatohet në 66 % të rasteve, por Kosova ka përqindje më të ulët me vetëm 35 % shkrime me tone negative dhe ku përqindja e shkrimeve neutrale arrin në 47 %. Përqindja e shkrimeve me tone negative në Shqipëri, është edhe më dramatike, me 73 % shkrime me tone negative dhe 22 % të shkrimeve me tone neutrale. Në lidhje me tonet e përdorura në Shqipëri e Kosovë, ndoshta si pasojë e numrit më të vogël të shkrimeve me temë dhunën, 88 % e toneve negative kishte të bënte me artikujt për dhunën në gazetat në Kosovë, dhe gati e njëjta përqindje prej 90 % e toneve negative është tek shkrimet me temë dhunën edhe tek gazetat në Shqipëri. Ky konstatim merr vlerë edhe kur shohim përqindjen e shkrimeve neutrale, që në gazetat në Kosovë në 82 % të rasteve është tek shkrimet për çrregullimet mendore si entitet, kurse në Shqipëri arrin veç në 66 % të rasteve. Kjo merr peshë sinjifikative kur kemi parasysh se përqindja e shkrimeve për çrregullimet mendore në gazetat në Kosovë është trefish më i lartë se në gazetat në Shqipëri, pra 47 % ndaj 16 %. Brengosëse këtu është se jo të gjitha shkrimet në dy temat “Politikat dhe ligjet e shëndetit mendor” dhe “Kujdesi në komunitet për të sëmurët mendor” ishin pozitive për nga toni ose të paktën neutrale, pasi edhe këtu kishte artikuj me tone negative.
Edhe një parametër tjetër i analizuar na del brengosës. 71 % e titujve të 287 artikujve (pa temën e vetëvrasjes) kishin dramacitet të panevojshëm në titujt e tyre, ku kemi parasysh raportin titull-përmbajtje e artikullit. Në gazetat në Kosovë, ky dramacitet është gjetur në 36.73 % të artikujve, kurse në Shqipëri në 78.15 % të artikujve, dmth. dyfishi i shkallës në Kosovë. Kjo tendencë brengosëse vazhdon edhe tek mungesa e ofrimit në këta artikuj i informacioneve për shërbimet e mundshme të ndihmës për këto probleme ose për referim. Ky informacion jepet vetëm në 48 artikuj ose 14.72 % të tyre, ku sërish gazetat në Kosovë kanë një përqindje më të lartë në 26.53 % ndaj 14.7 % në gazetat në Shqipëri. Hiç më mirë nuk qëndron edhe konsultimi i ekspertëve për shëndet mendor në këta artikuj, që ka ndodhur vetëm në 50 artikuj ose 17.42 % të tyre. Por kur hiqen shkrimet për çrregullimet mendore, si entitete, atëherë mbeten vetëm 17 raste ose 5.92 % të artikujve ku janë konsultuar ekspertët e shëndetit mendor. Edhe vendi që kanë zënë përshkrimi i çrregullimeve mendore, si entitete nuk është i kënaqshëm as si sasi, as nga zgjedhja e llojit, as nga mënyra e parashtrimit të shumicës së tyre; që të shumtën kemi përshtypjen se janë bërë sa për të plotësuar faqet e shëndetit të gazetave. Mendojmë se kanë qenë mjaft të varfra për nga ana praktike e ofrimit të informacionit të dobishëm.
Është shikuar me kujdes edhe përdorimi i emërtimeve në këta shkrime për të sëmurët mendor, duke patur parasysh se sipas literaturës termet e “popullarizuara”, si “çmendje”, “skizo”, “maniak”, “pacient mental” e nxisin frikën ndaj tyre dhe diskriminimin e personave me çrregullime mendore. Këtu kemi gjetur si emërtimin më të përdorur bindshëm atë si “i sëmurë mendor”, i ndjekur larg nga “person me probleme mendore”, dhe i treti na del emërtimi “monstër”, që s’do koment. Për të mos qenë të gabuar, ndoshta hapësira e madhe që iu kushtua dy krimeve makabre në Shqipëri në periudhën e monitorimit e ka nxjerrë kaq shumë të përdorur këtë term. Gjithsesi duhet të konstatojmë se sërish ky emër nuk e ka patur vendin as në këta dy raste, kemi parasysh se njeri kryerës ka qenë fëmijë. Por edhe termet shumë nënçmues, si maniak, skizofrenë, oligofrenë, me kartelë, kartelë e kuqe, psikopatë, psikikët, psikik, nekrofil, psikoman, vrasës psikik, nekrofil, nuk kanë munguar. Në një artikull ku tregohej për një veprim shumë të mirë, ku të sëmurë mendor kishin dalë në shëtitore dhe kishin pastruar një pikë turistike gazeta kishte këtë titull: “Psikikët pastrojnë...”. Po të krahasojmë çështjen e emërtimeve në mes të gazetave në Shqipëri dhe atyre në Kosovë; do të shohim se gazetat në Kosovë jo vetëm që kanë përdorur numër më të vogël emërtimesh, por edhe nga ata nuk ka ndonjë “preferencë” për një emërtim të caktuar.
Të pakursyer ishin sidomos gazetat në Shqipëri në përdorimin edhe të pamjeve vizuale të sëmurëve mendor, viktimave të tyre, vendaktit etj. Thuajse koncepti i privatësisë nuk ekziston në mjediset tona. 74 artikuj ose 25.78 % e tyre kishin pamje të tilla vizuale, veç dy ishin në gazetat në Kosovë. Prej tyre, në 31 raste ose në 10.8 % të rasteve shoqërohej me fotografinë e të sëmurit mendor. Sikur të mos mjaftonte teksti, gazetat donin të ishin më bindëse duke shkelur çfarëdo kriteri profesional.
Shumica dërmuese e këtyre artikujve e kishin burimin nga gazetat ose nga policia, por më shqetësuesja nga kjo do ngelet përfshirja e pahetueshme e ekspertëve të shëndetit mendor me shkrime ose intervista të vetat në gazeta. Kemi gjetur vetëm 3 të tilla në 287 artikujt e veçuar dhe analizuar në materialin tonë. Vërtet pak.
Nuk kemi pamje aspak më të mirë as tek shkrimet për rastet e vetëvrasjeve ose tentim vetëvrasjeve. Lëngata vazhdon të jetë e njëjtë, me siguri edhe efektet negative të njëjta ose ndoshta më të mëdha për shkak të ndjeshmërisë së këtij fenomeni. Do të nisim diskutimin për këta artikuj duke analizuar faktorët e ofruar nga këta artikuj si shkaktues të vetëvrasjes ose tentim vetëvrasjes. Kjo për shkak se në literaturë ekzistojnë rekomandime se media ka rol në edukimin e publikut për suicidin; ata theksojnë se media duhet ta shfrytëzoj mundësinë për të zbehur faktin se vetëvrasja është e lidhur me sëmundjet mendore dhe se nuk është pothuajse fenomen social. Kështu, tek rasti i vetëvrasjeve në 31.26 % faktori kryesor ishte ai social, i pasuar me faktorët e paqartë në 25.95 % të rasteve, pastaj sëmundjet mendore me 20.35 %. Renditja ngel e njejtë edhe tek rastet e tentimvetëvrasjes me një dallim se përqindja e faktorëve social arrin në afro 50 %. Dallim është konstatuar edhe tek rastet e vetëvrasjeve në Kosovë, ku në shumicën dërmuese ose 80.95 % të rasteve faktori është i paqartë, por që tek rastet e tentim vetëvrasjeve arrin në 58.53 % të rasteve. Këtu duhet të ndalemi edhe tek lehtësia e konkluzioneve që nxjerrin gazetarët ose policia mbi faktorin përgjegjës për suicidin në këta shkrime, pa ndonjë argument të besueshëm, pastaj pakuptimësia e termeve si depresion çasti, dallimet nga njëra gazetë tek tjetra mbi shkaqet e të tjera të ngjashme.
Edhe parametrat tjerë, si joidentifikimi me emër i personit që ka sëmundje mendore dhe ka bërë vetëvrasje, shërbimet e mundshme të ndihmës në këta rrëfime, shmangia e përshkrimit të metodës së suicidit, kërkimi i komenteve në tragjicitetin e aktit (pa artikujt me tentimvetvrasjet), rastet e vetëvrasjeve në faqen e parë, përdorimi fjalës ‘‘vetëvrajse’ në titujt kryesor, vendosjen e fotografive në faqen e parë të gazetave në rastin e vetëvrasjeve janë analizuar për shkak të rëndësisë së tyre të potencuar nga shumë autorë. Sa i përket joidentifikimit me emër të personit që ka kryer ose ka tentuar vetëvrasjen, kemi gjetur se vetëm në 67 raste, 38 në gazetat në Kosovë dhe 29 në gazetat në Shqipëri, personi i tillë nuk është identifikuar me emër të plotë, por vetëm me iniciale ose edhe pa to. Vihet re një dallim i dukshëm deri katërfish në mes të gazetave në Kosovë (45.78 %) dhe atyre në Shqipëri (7.12 %). Qartazi, edhe këtu është një dështim. Shërbimet e mundshme të ndihmës në këta rrëfime janë të rëndësisë së veçantë për shkak se nevojtarët mund të binden për ekzistencën e trajtimeve efikase dhe mund t’i inkurajoj të kërkojnë ndihmë. Se sa është bërë kjo, kini parasysh faktin se e kemi hasur vetëm në një artikull nga 490 artikuj të analizuar. Sa i përket shmangies së përshkrimit të metodës së suicidit duam të sjellim në qendër të vëmendjes së gazetarëve se literatura thekson se kjo mund t’i inkurajojë individët vulnerabël që ta imitojnë atë; hulumtimet ndikojnë se përshkrimi në detaje ose pamjet nga vendakti ose vendi i suicidit e inkurajon imitimin. Si pasojë, efekti aq shumë i njohur (jo nga gazetarët mesa duket) i imitimit të aktit suicidal, fatkeqësisht veproi edhe në Shqipëri në rastet zinxhirë të vetëdjegies në qytete të ndryshme, gjatë periudhës sonë të monitorimit, pas një përshkrimi shumë të gjerë të një rasti në Tiranë. Metoda e përdorur për vetëvrasje është përshkruar në të gjitha artikujt për këtë temë, me një dallim se gazetat në Kosovë vetëm e kanë përmendur se cila metodë është përdorur me dy-tre përjashtime, kurse gazetat në Shqipëri në shumicën dërmuese të rasteve e kanë përshkruar në detaje metodën e përdorur në suicidin e kryer ose të mbetur në tentativë. Në literaturë thuhet se atëherë kur është e mundur duhet të shmanget përdorimi i fjalës ‘‘vetëvrasje’ në titujt kryesor, sepse kjo kontribuon në joshjen dhe normalizimin e aktit të vetëvrasjes, dhe ka shanse të ketë efekt ngjitës. Ndërsa, sa i përket përdorimit të fjalës ‘vetëvrasje në titujt kryesor të artikujve, ne kemi shikuar për fjalët në shqip si vetëvrasje, vetëhelmim, etj. pasi që fjala ‘suicid’ gati nuk është përdorur asnjëherë,. Kemi gjetur se në 74.08 % të rasteve është prezente kjo në totalin e artikujve, me një dallim të pallogaritshëm në mes gazetave në Kosovë nga ato në Shqipëri. Mendojmë se kjo gjithashtu mund të llogaritet ndër kontributin negativ të shkrimeve të gazetave tona për vetëvrasjen.
*Psikiatër, Prizren, Kosovë
*Psikologe Tiranë, Shqipëri
15 Maj 2008