MASH publikon Guidën e Maturës dhe të sistemit Meritë-Preferencë 2008
Me afrimin e provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit, boton Guidën e Maturës dhe të sistemit Meritë-Preferencë (MeP) 2008, si një përmbledhje të të gjithë informacionit për Maturën Shtetërore dhe Pranimet në Universitete që do të kryhen këtë vit. Duke filluar nga kjo javë, të gjithë maturantët, të cilët nuk do të mund të sigurojnë një kopje falas, mund ta gjejnë këtë Guidë edhe në adresën elektronike të MASH: http://ëëë.mash.gov.al/matura/index.html. Në Guidë janë përfshirë udhëzimet e MASH-it, për datat e provimeve në të gjitha shkollat e mesme, Rregullorja e Maturës Shtetërore 2008, sqarime për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, sqarime për mënyrën e regjistrimit si kandidat në shkollat e larta, etj. Në këtë në Guidë janë përfshirë edhe materiale dhe programi i punës për Këshillimin për Karrierën (pikët minimale), që do t’u vinë në ndihmë nxënësve maturantë (kandidatëve për shkollë të lartë) për të marrë informacione, që shërbejnë për të bërë një zgjedhje më të mirë të programeve të studimit, sipas preferencave personale të nxënësve.
Mjekët mbrojnë kolegun, vdekja e 17-vjeçares ende pa fajtor
Mjekët e shërbimit të Otorino-laringologjisë kanë kundërshtuar në vendimin e rezultateve të ekspertizës Mjeko-ligjore. Ata kërkojnë që ekspertiza për vdekjen e 17-vjecares nga Maliqi i Korçës, të ribëhet sepse në operacion nuk kanë marrë pjesë mjekë të këtij shërbimi. Kjo pasi askush prej tyre nuk ka dalë në një përfundim se nga se është shkaktuar hemorragjia dhe se cila venë është prerë. Kështu mjekët kanë dalë në mbrojtje të kolegut të tyre Hoxhallari, duke e shkarkuar atë nga faji, që ka sjellë dhe vdekjen e adoleshentes. Sipas mjekëve, jo çdo vdekje që ndodh në mjekësi ka si fajtor mjekun që e ka ndjekur pacientin. “ Jo do vdekje në mjekësi shtë faji i mjekëve. Ky operacion u bë shkak për vdekjen e vajzës. Me çfarë të drejte, drejtoria inkopetente e dha një vendim të tillë”, - u shpreh mjeku Adnand Këlliçi. Mjekët tashmë besojnë në ekspertizën anatomopatologjike që është kryer dhe të ribëhet edhe njëherë. Por, për të ribërë edhe njëherë ekspertizn, duhet që të bëhet zhvarrimi i vajzës.
Unaza e Vogël, korsi e veçantë për transportin publik
Përfundon rikonstruksioni njërës prej korsive në Unazën e Vogël. Kjo pjesë është një zonë me trafik tejet të rënduar dhe për nga rëndësia që ka në qarkullimin rrugor, punimet në të u parashikuan të realizohen pjesë, duke lejuar njëkohësisht lëvizjen e trafikut gradualisht në pjesët e rikonstruktuara. Projekti i rrugës është hartuar duke u bazuar në Projektin Francez të Qendrës së Tiranës. Në këtë rrugë, është parashikuar krijimi i një korsie të veçantë për transportin urban. Kryetari i Bashkisë së Tiranës vlerësoi domosdoshmërinë për të vlerësuar korsitë e transportit publik dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të kenë një alternativë të qëndrueshme dhe të besueshme tek transporti publik. Sipas Ramës, ideja është që në të gjithë Unazën e Vogël të ketë një korsi vetëm për autobusin, për biçikletat, për taksitë dhe ambulancat.
15 Maj 2008