E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmundjet që prekin sytë dhe shkaktarët e tyre



Syri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëj me shqisën e të shikuarit. Syri është një organ shumë ndjeshëm që detekton dritën (syri i thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar). Syri gjendet i vendosur në kokë të gjallesave, më saktësisht në zgavra të ashtit të kokës tek njerëzit dhe kafshët. Gjallesat e ndryshme kanë struktura të ndryshme ty syrit si dhe aftësi të ndryshme të të shikuarit.
Sëmundjet e syrit
Trakoma
Trakomën e shkakton virusi që e sulmon mukozën e kapakëve të syrit. Trakoma bartet shumë lehtë prej një personi tek tjetri. Kjo sëmundje përhapet shumë shpejt në kushte jetësore johigjienike, duke përdorur shumë persona një rizë apo duke përdorur mjete tjera. Nëse sëmundja nuk shërohet më kohë paraqiten deformime të rënda të kapakëve të syrit, ashtu që më vonë mund të shkaktohet edhe verbësia.
Katarakti
Shfaqet kur thjerrëza bëhet e bardhë dhe e patejdukshme. Në këto raste thjerrëza e humbë kthjelltësinë e vet. Në të shumtën e rasteve kjo sëmundje shfaqet për shkak të pleqërisë apo ndonjë sëmundje dhe rrallë trashëgohet. Kjo sëmundje shkakton humbjen terësish apo pjesërisht të të shikuarit. Gjatë kësaj sëmundje duhet të largohet thjerrëza e patejdukshme me anë të operacionit dhe personi mund të shohë me ndihmën syzave. Bartja e syzave zëvendëson funksionin e thjerrëzës së syrit.
Të metat e syrit
Kur syri është normal, ka aftësi për ta bërë grumbullimin e rrezeve të dritës në retinë dhe pastaj formohet fytyra e objektit të vërejtur. Mirëpo, në disa raste të tjera, kur objekti i vërejtur nuk duket plotësisht i qartë, kemi të bëjmë me disa të meta të syrit. Të metat e syrit janë: shkurtpamësia, largpamësia, largpamësia e pleqërisë, astigmatizmi dhe verbësia për ngjyra.
Shkurtpamësia (miopia)
Është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti i syrit (kërdhokulla e syrit e zgjatur) është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm objektet që janë afër, kurse ato që i kanë larg nuk i shohin qartë meqë rrezet e dritës priten përpara retinës (e jo në të). Njerëzit e tillë duhet të bartin syza me thjerrëza shpërndarëse-konkave.
Largpamësia (hipermetropia)
Hipermetropia është e kundërt me shkurtëpamësinë. Shfaqet në rastet kur boshti i syrit është i shkurtër, prandaj rrezet e dritës priten përtej retinës, kurse në lidhje me ketë edhe fytyra e objektit formohet përtej retinës. Njerëzit e tillë nuk i shohin qartë objektet e afërta por, përkundrazi ato të largëta. Njerëzit me ketë të metë duhet te bartin syza me thjerrëza përmbledhëse-konvekse.
Largpamësia e pleqërisë
Kjo është pasojë e humbjes se elasticitetit të thjerrëzës së syrit për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njerëzit e moshës 45-50 vjeçare. Kjo e metë e syrit manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi. Eliminohet me bartjen e syzave me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë leximit.
Astigmatizimi
Kjo shfaqet kur kemi gungëzim të kornesë, gungëzim të pabarabartë të thjerrëzës së syrit. Në këto raste objektet duken të paqarta. Kjo e metë mënjanohet me bartjen e syzeve me thjerrëza speciale.
Verbësia për ngjyra (Daltonizmi)
Është vërtetuar se ekzistojnë njerëz të cilët dallojnë vetëm errësirën dhe dritën, kurse ngjyrat nuk i dallojnë. Këtë të metë të syrit me të cilën ka lindur njeriu e quajmë verbësi e plotë për ngjyra. Mirëpo, ka persona që nuk i dallojnë vetëm disa ngjyra, më së shpeshti të kuqen dhe të gjelbrën. Njerëzit më këtë të metë janë pjesërisht të verbër për ngjyra. Këtë dukuri e ka zbuluar fizikani anglez Daltoni, prandaj kjo dukuri quhet daltonizëm.

Problemet e syve
Miopia
Hipermetropia
Ambliopia
Astigmatizmi
Strabizmi
Keratokonus
Shkolitje retinës
Traumat e syve
Diabeti dhe sëmundjet e syve
Sëmundjet infektive të konjunktivës
Glaukoma
Byci
Katarakta

Sekretet për të ruajtur sytë
Në lashtësi njerëzit lexonin pa problem edhe në moshë të thyer, sepse nuk e njihnin skllavërinë e kompjuterit. Por nëse ndiqni këto 10 rregulla, mund të lexoni si ata

Mos i ulni asnjëherë sytë shumë pranë kur lexoni dhe shkruani
Ruani pjerrësinë e tastierës.

Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës.

Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët
Të mos ketë reflekse në ekran
Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare
Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve
Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve
Të shpluhuroset shpesh ekrani
Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani për rreth një minutë
Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash
Këmbët në tokë
Zgjidhni një karrige që t’ju lejojë të mbështesni mirë këmbët në tokë që ta shpërndani peshën kudo
Dritë natyrale sa më shumë
Punoni vetëm gjatë ditës dhe me dritën e diellit që sjell gëzim dhe energji
Është më e mirë llamba e zakonshme sesa ajo me neon

Nëse punoni në dritë artificiale, përdorni vetëm llambat, sepse neoni skuq sytë dhe shkakton dhimbje koke
Drita të vijë nga ana e majtë
Por nëse jeni mëngjarashë, duhet të vijë nga e djathta
Shmangni fotokopjet
Përpiquni të lexoni libra të shtypur me germa të mëdha
Vështroni peizazhin
Vëreni tryezën pranë dritares për të hedhur vështrimin larg herë pas here
Më mirë nëse është në natyrë
Shpërqendrohuni
Largojeni vështrimin vazhdimisht nga libri apo ekrani i kompjuterit
Shikohuni në pasqyrë
Nëse keni pranë jo dritaren por një mur, atëherë vini një pasqyrë ku të shiheni herë pas here

Përgatiti: Jonida Tashi

Të rejat nga shkenca /Ata që punojnë në kompjuter kanë nevojë për vitaminë A

Duke shikuar në ekranin e kompjuterit, sytë gjithmonë reagojnë në pikat e ndritshme dhe të errëta që paraqiten në ekran. Sytë harxhojnë shumë pigment fotosenzitiv, që është i nevojshëm për të parë. Ndërsa për të është e nevojshme vitamina A. Revista polake, Zdroëie, shkruan se kur punojmë në kompjuter sytë vazhdimisht reagojnë ndaj pikave të ndritshme dhe të errëta që shfaqen në ekran, dhe nëse këto janë sinjale të fuqishme vizuale, sytë harxhojnë më shumë rodopsinë (pigment fotosenzitiv i nevojshëm për shikimin). Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës. Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrave dhe kolesterolit, mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene, të cilat me ndihmën e dritës së diellit shndërrohet në vitaminë A. Beta-karotenet janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka, shalqiri dhe mango.

15 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›