“Fort Dix”, gjykata amerikane dënon dy shqiptaro-maqedonas me burgim të përjetshëm
Gjykata Federale Amerikane dënoi me burgim të përjetshëm dy nga katër shqiptaro-maqedonasit e akuzuar për komplot terrorist në bazën amerikane ushtarake të Fort Dix.
Vendimi u morr ditën e djeshme në Camden. Gjyqtari amerikan, Robert Kugler, dha këtë vendim për Dritan Dukën dhe vëllanë e tij Eljvir Dukën. Shqiptaro-maqedonasit akuzohen se janë pjesëmarrës në një komplot kundër ushtarëve amerikanë. Ata synonin që të sulmonin bazën amerikanë Fort Dix, me bomba dhe armë. Akuza e prokurorëve amerikanë ishte për terrorizëm. Gjykata i shpalli fajtorë dy vëllezërit, të cilët tani do të kalojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre në burg.
“Asgjë s’ka më shumë impakt në shoqëri sesa një krim terrorist”, - u shpreh gjykatësi amerikan.
Avokati i Dritan Dukës u shpreh se klienti i ti nuk kishte rol qendror në këtë komplot dhe se ai ishte futur në grackë. Por për akuzën, 30-vjeçari do të ishte një prej personave që do të qëllonte me armë, si një ushtar i Zotit”. Për avokatin e shqiptaro maqedonasve, ata nuk janë ushtarë të xhihadit. Ata janë thjesht fetarë të devotshëm dhe familjarë punëtorë. I ati i dy vëllezërve u shpreh se “nëse fëmijët e tij do të ishin fajtorë, atëherë ata nuk do të ishin më fëmijët e tij. Por ata janë të pafajshëm”, - deklaroi ai.
.