Grabiten 200 mijë euro nga banesa e biznesmenit
Rreth 200 mijë euro është shuma që disa persona kanë grabitur në banesën e një biznesmeni ndërtimesh në Tiranë. Kur i dëmtuari ka shkuar në shtëpi, ka parë se kasaforta ku mbante paratë ishte e hapur dhe brenda nuk ishin më paratë që ai mbante aty. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Nuk dihet numri i personave që kanë marrë pjesë në këtë vjedhje. Ajo që dihet paraprakisht është se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të ditës së djeshme. Kur personi i dëmtuar është kthyer në shtëpi, në një apartament në rrugën “Hamit Shjaku”, ka parë që banesën e tij dikush tjetër e ka vizituar më parë. Ndërsa është futur brenda, ai ka parë se dritarja e dhomës ishte e hapur. Është drejtuar për nga kasaforta, porta e së cilës ka qenë e hapur gjithashtu. Ndërsa ka kontrolluar me shpejtësi, ka vënë re se paratë që ai mbante të mbyllura aty nuk ishin më. Menjëherë është lajmëruar policia e Tiranës, e cila ka shkuar në vendngjarje. U ngrit një grup hetimor, i cili nisi nga puna për zbardhjen e kësaj grabitjeje. Dyshohet se ndonjë nga autorët ka pasur dijeni për shumën e parave në kasafortë. Biznesmeni i ndërtimeve ka dhënë detaje dhe të dhëna mbi përfitimin e kësaj shume, sa kohë ka që e kishte në kasafortë dhe cilët kanë qenë personat që kanë pasur dijeni mbi posedimin e saj.
Hetimi
Nga hetimet paraprake mësohet se grabitësit duhet të kenë kohë që kanë planifikuar grabitjen dhe survejuar banesën e biznesmenit. Një përfundim i tillë del, sipas burimeve, për shkak se grabitja është bërë kur në banesë nuk ka pasur njeri dhe grabitësit kanë studiuar dhe pritur këtë moment. Nga deklaratat e bëra nga pronari i banesës, në kasafortë ndodhej një shumë e madhe prej rreth 200 mijë eurosh. Sipas burimeve nga policia, apartamenti në të cilin banonte i dëmtuari ishte në katin e nëntë të një pallati në rrugën “Hamit Shijaku”. Duke shfrytëzuar faktin se ky ishte edhe kati i fundit, grabitësit kanë mundur që të realizojnë planin e tyre përmes tarracës së pallatit. Nga dëshmitë e marra nga banorët e tjerë, nuk është dëgjuar asnjë zhurmë dhe nuk është parë asnjë gjë e dyshimtë në banesën ku ndodhi vjedhja. Grabitësit në fillim janë ngjitur në tarracën e pallatit. Më pas ata, nga tarraca kanë mundur të futen në shtëpi dhe më pas kanë hapur dritaren. Pasi kanë gjetur kasafortën, kanë mundur që ta hapin atë dhe të marrin shumën e madhe të parave. Sipas burimeve nga policia, mendohet se grabitësi nuk ka qenë i vetëm, por ai është ndihmuar edhe nga të tjerë. I dëmtuari zotëron një firmë ndërtimi në kryeqytet dhe nisur nga kjo mendohet se ai ka qenë nën “vëzhgimin” e grabitësve. Ndërkohë që punonjësit e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia hedh dyshime se në grupin e autorëve të grabitjes duhet të ketë qenë edhe ndonjë person i afërt me të dëmtuarin, i cili duhet të ketë pasur dijeni për shumën e madhe të parave në banesë. Hetuesit kanë marrë në pyetje biznesmenin e ndërtimeve, të afërm dhe të njohur të tij. Vetë i zoti i shtëpisë ka dhënë të dhëna se ku dyshon dhe cilët kanë qenë personat që kanë pasur dijeni për shumën e lekëve në kasafortë.
Grabitet me dhunë një person në qendër të Tiranës
Një person është grabitur me dhunë në qendër të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pranë lulishtes. Sipas burimeve nga policia, i dëmtuari ka qenë duke ecur, kur atij i është afruar një 31-vjeçar, i cili nën përdorimin e forcës dhe dhunës i ka marrë atij me forcë një shumë prej shtatë mijë lekësh. Nga puna e kryer nga policia rezultoi se autor i kësaj vjedhjeje është Armand Sefa, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas policisë, 31-vjeçari, nën ushtrimin e dhunës fizike, ka arritur të grabisë qytetarin e pambrojtur dhe më tej është zhdukur në drejtim të paditur, në përpjekje për t’i shpëtuar prangave policore. Uniformat blu kanë nisur nga puna për arrestimin e Sefës, i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes me dhunë”.