E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy aksidente, plagosen 4 anëtarë të së njëjtës familje

DURRËS - Dy aksidente kanë ndodhur në Durrës në një hark të shkurtër kohor nga të cilët njeri ka përfunduar me vdekje dhe një tjetër ka bërë që të dërgohen në gjendje të rëndë 4 pjesëtarë të një familjeje në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë ajo që ka bërë që një makinë fuoristradë me targa DR 3251 D të përplasë 54-vjeçarin Vangjel Shabani, i cili po kalonte rrugën në zonën e njohur si Shtëpia e Kuqe në lagjen 13 të plazhit.

Koha ka qenë me lagështi dhe në momentin që ka ndodhur aksidenti, pamja ka qenë tepër e kufizuar dhe frenimi i fortë ka qenë i paefektshem.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku i është nënshtruar një nderhyrjeje kirurgjikale urgjente, por që s'ka rezultuar me sukses pasi 54-vjeçari ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka bërë verifikimet e duhura dhe ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit Kujdesi Shehu.


Në orët e pasdites ka ndodhur edhe një aksident tjetër po në ekstremin tjetër te rrethit të Durresit e pikërisht ne kufirin ndarës me rrethin e Tiranes. Një fuoristradë tjetër me targa TT 6007 R duke ecur në drejtimin Durrës-Tiranë ka dalë nga rruga në kushtet e shpejtësisë tej normave dhe të kohës së keqe me shi dhe është përmbysur në zonën e Maminasit.

Në të udhëtonin 4 pjesëtarë të një familjeje, të cilët pas daljes nga rruga kanë marrë plagë dhe janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të dhënat e policisë rrugore tregojnë se të 4 personat i përkinin një familjeje dhe ishin Hazir Seiti, 57 vjeç, Anisa Seiti (e shoqja), 53 vjeçe, Hysen Seiti (i biri), 34 vjeç dhe një tjetër grua e familjes, Behije Seiti 65 vjeçe. Sipas të dhënave nga burimet policore, në timon ndodhej Hysen Seiti.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›