E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi: Tirana, në rrugë të mbarë drejt titullit

Albania Sport - Tirana është në rrugë të mbarë drejt titullit "kampion", është shprehur presidenti i klubit bardheblu të kryeqytetit, Bamir Topi. Në katër takimet e luajtura nën dritën e prozhektorëve, në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", ekipi i Tiranës ka dalë i fituar, duke ngadhënjyer 2-1 me Dinamon, 2-0 me Partizanin (në fazën e parë) 2-0 me Elbasanin dhe, së fundmi, 3-2 në derbin e luajtur të dielën ndaj Partizanit të vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit.
Presidenti i bradhebluve dhe, njëkohësisht edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetar i grupit të kësaj partie në Kuvend, Bamir Topi tha sot për mediat se "derbi është derbi dhe, aq më shumë, midis Tiranës dhe Partizanit, ndërkohë që pati shumë emocione. Por, Tirana hyri në fushën e lojës duke synuar fitoren, që, duhet theksuar, se nuk u vu në diskutim për asnjë cast." "Ekipi i Tiranës, - theksoi Topi në vijim, - tani ka fituar qetësinë psikologjike për të shkuar drejt rimarrjes së titullit dhe ka vendosur piketa shumë të forta për ta fituar kurorën e kampiones.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›