Kategoria Superiore, Java XII, Numra pikante ...

Pas 9 ndeshjesh radhazi qe nuk njihte fitore ndaj Elbasanit, Tirana, aktualisht me "petkun" e kryesueses, e ka ndalur paster 2 0 kampionen ne fuqi. Per here te fundit ky rezultat, sa dje, ishte fiksuar po ne Tirane, me 17.09.1989.
Partizani dhe Vllaznia, dy skuadrat qe dje fituan ne transferte, jane te parat qe arrijne sukses te dyfishte, duke perseritur fitoret qe kishin arritur dhe ne javen e pare, me 26.08. Te kuqte pas 3 2 te fazes se pare, dje sigluan 2-0 ne Fier, ndersa shkodranet nga 1 0 ne Shkoder, arriten shifrat 3- 2 ne Gjirokaster. Madje Vllaznia nuk fitonte ne fushen e Luftetari qe nga 17.02.2001 (1-0).
Behet rekordmene e barazimeve Teuta, (shtate ndeshje), por durrsaket thellojne edhe numrin e ndeshjeve te tyre radhazi pa humbje (12 jave).
Ndodh ne keto 12 jave per te dyten here qe te ndahen ne baraspeshe te plote (3 me 3), fitoret me barazimet. Ne javen e 3 te (me 16.09.2006), kishte nga nje 0-0, 1-1 e 2-2, ndersa dje u mbyllen pa gola 0-0 dy ndeshje e nje 1-1.
Skuadra peqinase i rikthehet pas tete vitesh nje barazimi ne Vlore. Me 14.09.1997 shifrat ishin 2*2, ndersa dje 1-1. Ne dy transfertat e fundit, Shkumbini merr dy pike nga barazime 2-2 me Tiranen e dje me vlonjatet 11.
Pergatiti: FATMIR EFICA
Sport Ekspres