E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuilani: Roma prioriteti im është Roma

Romë - Alberto Akuilani deklaron dhe një herë se prioriteti i tij është skuadra e Romës. Kontrata e futbollistit përfundon në qershor të vitit 2009, dhe deri tani nuk është bërë akoma një rinovim i saj.

Akuilani në një intervistë për Mediaset shprehet: “Prioriteti im është skuadra e Romës. Kontrata është një çështje për t’u diskutuar, të shohim”.

“Unë jam i kënaqur, sepse këtu kam kaluar jetën time. Romën e vendos përpara alternativave të tjera. Jemi shumë të motivuar për të acur përpara, dhe shpresoj shumë për të mos humbur kohë për rikuperimin tim”.

Akuilani është i dëmtuar dhe do të rikthet në fushë pas Vitit të Ri. Futbollisti i përfaqësuese italiane do të humbasë takimin e kësaj fundjave me Kaljarin, dhe atë të javës së ardhshme me Katanian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›