Fortuzii bindur:Derbin e fiton Tirana, 3 0!
Pak muaj më parë ka varur këpucët në gozhdë, por për Indrit Fortuzin, era e barit të sapoprerë është ende prezente, pasi ai vazhdon të jetë i lidhur me Tiranën, kësaj radhe në rolin e zëvendëstrajnerit. "Zogu", pa dyshim sulmuesi që i ka shënuar më shumë Partizanit nëpër derbi, beson se Tirana e tij do të fitojë pastër, madje dhe me një lojë të bukur. Për Fortuzin, situata në kampin bardheblu është shumë e qetë dhe ndeshja më delikate e sezonit po përgatitet me seriozitet dhe përkushtim maksimal. Madje, "Zogu" tregon edhe detaje interesante. Sipas tij, ata që janë më të përqendruar për derbin janë pikërisht tre ish ët që kanë kaluar këtë verë nga Partizani te Tirana.
Indrit, tashmë për ju derbi ka ndryshuar disi, pasi nuk jeni më në fushë, por në rolin e trajnerit. Si e përjetoni?
Sikurse të isha një futbollist. Emocionet janë të forta dhe gati gati më vjen të zbres vetë në fushën e lojës. Kjo është një ndeshje që për Tiranën dhe Partizanin vlen sa për një sezon dhe pa dyshim që nuk ke se si ta përjetosh ndryshe, përveçse me emocione të forta.
Ju jeni lojtari që i keni shënuar më shumë gola Partizanit në derbi. Cili mendon se do të jetë zëvendësuesi juaj?
Për momentin nuk shoh asnjë, jo sepse nuk ka, por pasi sot lojtarët janë më të gatshëm për të luajtur jashtë shtetit dhe të qëndrosh 10 vjet te Tirana, siç kam bërë unë, nuk është më edhe aq e lehtë.
Mendoni se do të fitojë Tirana sot? Nëse po, me çfarë rezultati?
Do të fitojë Tirana dhe pastër, 3 0. Ka për të qenë një nga ato fitore që shijojnë shumë.
Do të thotë se kjo do të jetë hakmarrja më e bukur për Tiranën pas disfatave të sezonit të kaluar?
Nuk do ta cilësoja hakmarrje, sepse në derbi inati për të fituar ndeshjen e radhës është më e madhe sesa kujtimet e ndeshjeve të kaluara. Unë besoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe se Partizani do të luftojë për ta bërë për vete fitoren, por besoj se triumfi do të ngjyhet bardheblu.
Si pjesë e stafit teknik, çfarë paraqitjeje mendoni se do të bëjnë tre ish ët e Partizanit?
-Mund t'ju them se Devolli, Osmani e Muzaka janë tre lojtarët që po impenjohen më shumë në stërvitje dhe besoj se do të bëjnë një paraqitje vërtet dinjitoze.
Superliga, java e 3-të
Sot
Tirana – Partizani
Besa – Dinamo
Vllaznia – Apolonia
Elbasani – Bylis
Lushnja – Flamurtari
Shkumbini – Teuta
Renditja
1. Dinamo 4 pikë
2. Apolonia 4
3. Tirana 4
4. Elbasani 4
5. Vllaznia 4
6. Shkumbini 3
7. Flamurtari 3
8. Besa 3
9. Partizani 3
10. Teuta 1
11. Lushnja 0
12. Bylis 0
Kategoria e parë, java e 2-të
Dje
Luftëtari – Naftëtari 1-0
Skrapari – Skënderbeu 1-3
Bilisht-S. – Besëlidhja 0-0
Kastrioti – Sopoti 1-0
Tërbuni – Turbina 1-0
Dajti – Gramozi 1-0
Burreli – Pogradeci 3-0
Laçi – Ada 0-0