E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi shënon dhe humbet penallti

Hamdi Salihi i është kthyer golit me Riedin, këtë herë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Austrisë ndaj Pashingut. Ka qenë një ndeshje e lodhshme për sulmuesin, sepse pas përfundimit të kohës së rregullt në barazim 1 1, janë dashur shtesat dy herë nga 15 minuta, e më pas penalltitë, për të përcaktuar ekipin që do të kualifikohet. Shkodrani ka qenë protagonisti kryesor për ekipin e tij, teksa në minutën e 60 të barazoi rezultatin. Pas një pasimi të ardhur nga e majta, ai goditi tokazi brenda zonës dhe topi përfundoi në rrjetë. 24 vjeçari luajti 120 minuta, por pa mundur të shënojë në kohën shtesë. Ndeshja shkoi tek 11 metërshat dhe kur rezultati i këtyre të fundit ishte 3 2 për Riedin, Salihi kishte të drejtën e goditjes. Topi i gjuajtur prej tij u prit nga portieri, por kjo nuk ndikoi, pasi me rezultatin përfundimtar 4 2, Riedi u kualifikua për në turin tjetër. Pas aktivizimit me kombëtaren në dy ndeshjet eliminatore, Hamdi Salihi përsëri shënoi për Riedin, gjë që kishte bërë edhe para se të grumbullohej me kuqezinjtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›