E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumet e organizuara nga OSBE po krijojnë mundësi bashkëpunimi për gratë

English
Version Below

Tiranë, 5 shkurt 2010 NOA Forumi i fundit i
fazës së parë të një sërë forumesh për gratë drejtuese në jetën politike dhe
publike u zhvillua sot në Shkodër, organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

Forumi i Shkodrës, si dhe ato të mëhershmet në
Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, mblodhën gra aktive në qeverisje,
institucionet publike dhe në shoqërinë civile.

Zvogëlimi i pabarazisë gjinore në të gjitha
nivelet e qeverisjes dhe të jetës publike mbetet një çështje kyç për Shqipërinë.
Të gjithë partnerët vendas dhe ndërkombëtarë janë të gatshëm të punojnë për
arritjen e këtij qëllimi, tha Renate Herrmanns, zëvendëskryetarja e Prezencës së
OSBE-së në Shqipëri.

Deputete të Kuvendit të Shqipërisë dhe zyrtare
të larta të pushtetit qendror dhe vendor diskutuan se si të rrisin pjesëmarrjen
e grave në të gjitha sferat e jetës politike dhe publike dhe se si të forcojnë
aftësitë e tyre.

Gjithashtu, forumet mundësuan bashkëpunimin
dhe shkëmbimin e informacionit mes grave, në përputhje me objektivat e
Strategjisë Kombëtare të Barazisë Gjinore dhe Dhunës në Familje.

Këto forume synojnë të nxisin pjesëmarrjen
aktive të grave në procesin zgjedhor, si dhe të rrisin kapacitetet e grave të
zgjedhura dhe atyre që synojnë të zgjidhen. Në këtë mënyrë, ato do të kthehen
në një forcë lobuese të fuqishme, duke bërë që autoritetet publike të jenë më
përgjegjëse dhe tu përgjigjen nevojave dhe kërkesave të grave e vajzave, tha
Filloreta Kodra, zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të
Barabarta, gjatë forumit në Shkodër.

Forumet janë pjesë e një projekti trevjeçar të
Prezencës së OSBE-së, të financuar nga qeveritë e Suedisë dhe Vendeve të Ulëta,
i cili synon të rrisë rolin e gruas në qeverisje.

e.r/NOA

English
Version

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›