E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishfaqet alarmi i antraksit në Britani, dikush rezulton pozitiv

Londër, 6 shkurt, NOA Kishte ca kohë që
dukej se ishte harruar, por ja që legjenda e përhapur mbi të ashtuquajturin
virus vdekjeprurës të antraksit u përhap përsëri. Dhe kjo pasi autoritetet
britanike të Shëndetësisë deklaruan se duhet treguar një gjendje kujdesi të
lartë dhe alarmi për përdoruesit e drogës pasi një përdorues heroine në Londër
rezultoi pozitiv në testet për infeksion nga antraksi.

Bëhet me dijeni se virusi vdekjeprurës ishte
gjetur në trupin e të infektuarit pasi kishte injektuar në trup një sasi
heroine.

Çështja që rezultoi antraks u konsiderua
fillimisht si një injeksion droge në Angli deri në momentin kur nëntë persona
vdiqën në Skoci dhe një tjetër në Gjermani gjatë dhjetorit dhe janarit.

Ky fakt tregon se heroina e përzier me këtë
lëndë qarkullonte nëpër Evropë dhe prandaj autoritetet britanike shfaqën një
alarm të madh rreth tij.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›