E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi Ekonomik, Topi vizitë në Bosnjë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u nis dje për në Sarajevë (Bosnjë-Hercegovinë), për të marrë pjesë në Forumin VI Ekonomik Rajonal për Europën Juglindore, që do të mbahet në datat 19-20 nëntor 2009. Në këtë veprimtari, kryetari i shtetit shoqërohet nga një delegacion zyrtar i përbërë edhe nga ekspertë të ekonomisë. Të pranishëm në Forumin VI Ekonomik Rajonal për Europën Juglindore, që organizohet nga kryetari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiç, do të jenë edhe Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç, Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Republikës së Rumanisë, Trajan Basesku, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk dhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Boris Tadiç. Diskutimet e pjesëmarrësve në këtë forum do të përqendrohen tek aftësitë ekonomike konkurruese të vendeve të rajonit. Në përfundim të tyre, Presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›