Tri orë pas vendimit, Taçi lirohet nga Burgu 302
Pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për lirimin e biznesmenit Rezart Taçi, Prokuroria e Apelit në Tiranë ka urdhëruar Burgun 302 në Tiranë që të lirojë të akuzuarin për dhunë ndaj gazetarit. Rreth orës 18:00 të ditës së djeshme, avokatët e Taçit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, pasi kishin marrë dorazi urdhrin e ekzekutimit nga prokuroria, kanë pritur klientin e tyre në derën e burgut.