E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, takim me McCain në Uashington

Pas takimeve me kryetarët e parlamenteve në konferencën e Nju Jorkut, Kryetarja e Kuvendit u ndal dje në një vizitë të shkurtër në Uashington, ku zhvilloi disa takime me kongresmenë dhe senatorë demokratë dhe republikanë. Në takimin me kongresmenin demokrat, Jim Moran, i cili është zgjedhur në dhjetë mandate në Kongres, u bisedua për rëndësinë e partneritetit në NATO, si edhe mbi përpjekjet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kongresmeni Moran tha se Shqipëria ka bërë një progres të mrekullueshëm, ndërsa theksoi se shpreson që së shpejti Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së dhe kjo gjë do të ketë impakt edhe për vendet e tjera aspiruese. Edhe kongresmeni Eliot Engel, gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, vlerësoi reformat e bëra nga qeveria e Shqipërisë, si reforma që janë përkthyer në progres. Kryetarja e Kuvendit zhvilloi një takim edhe me senatorin republikan, John McCain. Senatori McCain, në mënyrë të veçantë falënderoi për kontributin e Shqipërisë me trupat paqeruajtëse në Afganistan. "Jam shumë i kënaqur, tha ai, që Shqipëria, tashmë anëtare e NATO-s, po progreson edhe në rrugën drejt BE-së. Ju duhet të jeni krenarë për arritjet tuaja".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›