E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forumi, Jaka fton biznesin britanik

 “Shqipëria ka klimën e duhur për biznes”, ka qenë mesazhi që ka përcjellë kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka në forumin e radhës. I organizuar nga Ambasada shqiptare në Londër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, së bashku me Dhomën e Tregtisë shqiptaro-britanike, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë britanike ky forum kishte si objektiv nxitjen e bizneseve britanike drejt investimit në vendin tonë. “Ne jemi këtu në Londër për t’i treguar investitorëve britanikë se në Shqipëri ata do të gjejnë një klimë të duhur”, ka garantuar Nikolin Jaka gjatë takimit të tij me Piter Bishop, zëvendësshef ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë britanike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›