Migrimi, proces që duhet menaxhuar
PNUD publikon raportin mbi Zhvillimin Njerëzor 2009: Shqipëria në kontekstin e migracionit ndërkombëtar – përfitimet dhe barrierat. Raporti i Zhvillimit Njerëzor e rendit Shqipërinë në vendin e 70, midis 182 vendeve që janë vlerësuar përmes Indeksit të Zhvillimit Njerëzor. Sipas këtij raporti, migrimi është një proces që duhet menaxhuar, jo një problem që duhet zgjidhur. Raporti i Zhvillimit Njerëzor i vitit 2009 eksploron se si politika, duke bërë më të mirën drejt lëvizshmërisë së njerëzve, mund të arrijë rritjen e zhvillimit njerëzor–duke shtuar përfitimet e migracionit, duke mbështetur dëshirën e njerëzve për të lëvizur në kërkim të një jete më të mirë dhe duke minimizuar aspektet negative”, theksoi Gulden Turkoz-Cosslett.