I thashë Prelë Pjetrushit të kthehej,lava hesapet me vëllezërit
22/03/2011 Admir Tafili në gjykatë rrëfen historinë: Mora hak për babanë dhe burgosjen e padrejtë
VIRTYT ABDYLI
SHKODER- Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit Admir Tafili, duke e gjykuar atë për veprën e largimit të kundërligjshëm nga vendi i dënimit. I pandehuri Tafili i kapur nga forcat e policisë në Tiranë më datën 18 mars, vetëm 12 orë pas kryerjes së vrasjes për gjakmarrje të dy vëllezërve Pjetrushi, është sjellë ditën e hënë në Shkodër nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë dhe të RENEA-s.
Masa e sigurisë
Masa të forta sigurie kanë shoqëruar dhe seancën njëorëshe të dhënies së masës së sigurisë, ku shtetasi Admir Tafili ka sqaruar arsyet e largimit nga shtëpia duke shkelur lejen e dhënë nga drejtuesit e burgut të Shënkollit të Lezhës, ku vuante dënimin me 22 vite burg. Ndonëse akuza më e rëndë ndaj shtetasit Admir Tafili është ngjarja e pak ditëve më parë, ku mbetën të vrarë vëllezërit Nikë e Gjovalin Pjetrushi, njëkohësisht vëllezërit e ish-shefit të krimeve Prelë Pjetrushi. Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër ka marrë në shqyrtim vetëm dosjen e çështjes së arratisjes së këtij shtetasi nga burgu në tetor të vitit 2010. Gjatë seancës së të hënës, të zhvilluar me dyer të mbyllura, trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësja Irida Kacerja, si dhe organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja e çështjes Franceska Lekani kanë kërkuar nga i pandehuri Admir Tafili, që të tregojë arsyet që e shtynë për të kryer arratisjen nga burgu i Shënkollit të Lezhës. Burimet nga gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër shprehen se i pandehuri Admir Tafili është shprehur se ndaj familjes së tij është vepruar padrejtësisht, duke i vrarë të atin, Bahri Tafilin e duke akuzuar e dënuar të vëllain për vrasjen në drejtorit të policisë së Shkodrës Arben Zylyftari, ndërkohë që ka riakuzuar ish-shefin e krimeve të Shkodrës për në vitet 2000-2001 Prelë Pjetrushi. Pikërisht mosmarrja parasysh e deklaratave të tyre dhe marrja e hakut për të atin e vrarë dhe vëllain e dënuar pa të drejtë kanë bërë që ai të arratisej për të kërkuar Prelë Pjetrushin.
Deklaratat e Tafilit
Shtetasi Admir Tafili është shprehur para trupit gjykues se ka komunikuar me Prelë Pjetrushin në telefon, pasi e ka marrë vesh që ndodhej në SHBA. Në telefonatën e tij, Admir Tafili i ka kërkuar që të kthehej në Shqipëri për të larë hesapet që kishte me të. Në rast se ish-shefi i krimeve Prelë Pjetrushi nuk do të kthehej, atëherë Admir Tafili do të kishte punë me vëllezërit e tij që ndodheshin në fshatin Grudë e re të Shkodrës, ku dhe ndodhi vrasja e tyre. Të njëjtat burime shprehen se i pandehuri Admir Tafili ka pranuar kryerjen e vrasjes së dy vëllezërve Nikë e Gjovalin Pjetrushi, duke sqaruar se mosardhja e vëllait të tyre Prelë Pjetrushi nga SHBA ka bërë që ai t’i mbante ata nën vëzhgim, derisa kishte gjetur momentin për të marrë gjakun e të atit. Tashmë ndaj shtetasit Admir Tafili rëndojnë akuzat “vrasje në rrethanë cilësuese për gjakmarrje” , “armëmbajtje pa leje” dhe “largim i paligjshëm nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Burimet nga gjykata shprehen se për veprën e largimit nga vendi i dënimit pritet që gjykata të japë shtesë dënimi prej tre vitesh, ndërsa për krimin e vrasjes së dyfishtë për gjakmarrje shtetasi Admir Tafili mund të shpëtojë nga burgimi i përjetshëm për shkak të pranimit të autorësisë, bashkëpunimit me drejtësinë për të dhënë detajet e vendndodhjes së armës, me të cilën kreu vrasjet, si dhe vetëdorëzimit në polici.