Burg pa afat për dy vëllezërit, akuza “vrasje në bashkëpunim”
22/03/2011 Vranë nënën dhe motrën, Leonard Leka pranon krimin, i vëllai jo
ELBASAN- “Burg pa afat” për dy vëllezërit që akuzohen për “vrasje në bashkëpunim” të nënës dhe motrës më 18 mars. Fillimisht në gjykatë është sjellë 28-vjeçari Leonard Leka i mbrojtur nga një avokat i ofruar nga gjykata. Zv/prokurori i çështjes Ridvan Sukaj ka kërkuar arrest me burg për akuzën “mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe të municionit”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/dh 25 dhe 278/2 të Kodit Penal. Kryetarja e trupit gjykues Miranda Çekrezi ka dëgjuar edhe të pandehurin. Ky i fundit ka pranuar se ka vrarë nënën dhe motrën. Leonard Leka tha se ai ndjehet i penduar për krimin që ka kryer. “Konfliktet mes nesh ishin në vazhdimësi. Ne grindeshim shpesh pasi jetonim ngjitur në një banesë. Nëna dhe motra ktheheshin vonë. Nuk silleshin mirë. Motra kishte lidhje të dyshimta dhe nëna gjithashtu. Nuk e durova më këtë situatë dhe i vrava”. Kjo ka qenë dëshmia e tij para trupit gjykues. Ndërkohë, sipas prokurorit, ai është vërtetuar si përdorues droge bashkë me vëllain e tij duke mos përjashtuar asnjë shkak tjetër për krimin e ndodhur. Pasi ka dëgjuar palët gjyqtarja ka dhënë masën e arrestit burg pa afat për 28-vjeçarin. Ndërkohë vetëm një orë pas tij në gjykatë paraqitet i ndarë nga i pari i vëllai më i vogël, 26-vjeçari Dritan Sokrat Leka. Ky i fundit është përballur me të njëjtën akuzë, por ndërkohë ai nuk e ka pranuar pjesëmarrjen në krim. “Kam qenë në pjesën tjetër të shtëpisë kur dëgjova të shtënat. Po ta dija çfarë do të ndodhte do ta kisha ndaluar vëllain. Ika nga vendi i ngjarjes i tmerruar për shkak të asaj që kishte ndodhur. Nuk kam asnjë lidhje me këtë ngjarje. Jam i pafajshëm”. Kanë qenë fjalët e tij para trupit gjykues. Për 26-vjeçarin nga gjyqtarja Çekrezi është vendosur e njëjta masë sigurie. Ndërkohë është shpallur në kërkim babai i dy djemve, Shefqet Leka, i cili pritet të përballet edhe ai me akuzat e ngritura nga Prokuroria sidomos për moskallëzim të krimit. L. Lleshi