E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedura, si do të zgjidhen fituesit

Rastësisht kompjuteri do të zgjedhë individë nga të gjitha regjistrimet e kualifikuara. Në KÇ, të gjitha regjistrimet e marra nga secili rajon do të numërohen individualisht. Pas përfundimit të periudhës së regjistrimit, një kompjuter do të përzgjedhë rastësisht aplikime të marra nga çdo rajon gjeografik. Brenda secilit rajon, aplikimi i parë i zgjedhur rastësisht do të jetë rasti i parë i regjistruar, aplikimi i dytë i zgjedhur do të jetë rasti i dytë i regjistruar etj. Të gjitha regjistrimet e marra gjatë periudhës së aplikimit do të kenë një shans të barabartë për të qenë të përzgjedhur në çdo rajon. Kur një regjistrim është përzgjedhur, aplikanti do të njoftohet për zgjedhjen e tij/saj nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Regjistrimit. KÇ-ja do të vazhdojë ta procesojë këtë çështje derisa kandidatët e përzgjedhur për intervistë të marrin udhëzimet për t’u paraqitur në intervistë për vizë në një zyrë konsullore të ShBA-së, ose derisa kandidatët e kualifikuar të aplikojnë në zyrën e USCIS brenda në Amerikë për të ndryshuar statusin në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›