Familja mirditore “vizitë për mik” në ambasadën amerikane. Ndihmë
29/11/2011 Kola e 3 vajzat tentuan të takonin ambasadorin Arvizu që t’i takonte me Berishën për konfliktet
TIRANË- Rojat e sigurisë të ambasadës amerikane u ndodhën dje në një situatë të çuditshme kur babai nga Mirdita bashkë me 3 vajzat e tij erdhën në Tiranë për të takuar ambasadorin Arvizu më 3 të mëngjesit. Burime nga policia thanë se katër anëtarë të një familjeje nga Mirdita tentuan të futen në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Familjarët e familjes Kola tentuan të hyjnë në ambientet e ambasadës në orën 3:00 të mëngjesit të djeshëm, por u ndaluan nga rojat e sigurisë së ambasadës. Pas tentativës për të hyrë në ambasadë familjarët u dërguan në komisariatin nr. 1 të kryeqytetit. Kryefamiljari Zef Kola pohoi dje për policinë se familja e tij ka probleme në qytetin ku ai banon. Të njëjtat burime policore thanë se familja e Zef Kolës ka pasur konflikt me një tjetër familje në fshatin Konj të komunës Fan të Mirditës, vend në të cilin është edhe shtëpia e tij. Burimet policore thanë se fillimisht Kolës i është komunikuar thirrja për të ndaluar, për të mos hyrë në territorin e ambasadës. Pas një çasti të shkurtër ngurrimi Zef Kola është tërhequr, duke mos shfaqur asnjë shenjë acarimi, por u është bindur rojave të sigurisë. Fillimisht u mësua se familja kërkonte azil politik në SHBA, por një gjë e tillë u mohua. Ambasada amerikane në Tiranë është bërë disa herë objekt i “vizitave” të çuditshme nga disa shqiptarë. Pjesa më e madhe e rasteve kanë rezultuar të sëmurë mendorë, ndërsa të tjerët kanë kërkuar azil dhe mbrojtje nga SHBA-të.
Deklarata e Zef Kolës
Në një deklaratë për mediet protagonisti i kësaj ngjarjeje, Zef Kola, është shprehur: “Ditën e shtunë në darkë disa persona kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë gjuajtur me gurë. Më ka marrë vajza në telefon dhe më tha se ‘na kanë gjujt me gurë’. Kur e pashë familjen time në atë gjendje, unë u acarova shumë. Kam marrë taksi në dispozicion. Menjëherë i kam marrë nga spitali dhe kam ardhë në ambasadë. Dua të takoj kryeministrin Berisha dhe ambasadorin amerikan. Ditën kur do ta takoj ambasadorin amerikan ai do më ndihmojë të takohem me kryeministrin, se unë i kam bërë disa herë mesazh në 12 e gjysmë të natës për t’u takuar me të. Kam pritur të më kthejë përgjigje e si përfundim vendosa të shkoj në ambasadë për të mos kryer asnjë lloj veprimi, vetëm për të kërkuar ndihmë.”
Ndërkohë ai ka theksuar se përplasjet me dhunuesit kanë lindur për shkak të shkeljes së të drejtës së pronësisë. Ndërkohë që mësohet se javën e ardhshme Kola do të ketë takimin me kryeministrin Berisha.