Një libër për historinë e SHBA në 235 vjetorin e pavarësisë
TIRANË- Libri “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, i përkthyer në shqip nga Ukë Zenel Buçpapaj dhe Adela Buçpapaj u promovua paraditen e sotme në Ministrine e Turizmit Kulturës Rinise dhe Sporteve, me rastin e 235 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Përkthyesi Buçpapaj u shpreh se, tashmë që ky libër ka parë dritën e botimit i vjen mirë që në emër të kombit të tij ka shprehur mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në promovimin e librit i pranishëm ishte edhe publicisti, Enver Bytyçi i cili e konsideroi librin ‘Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, si libri e historisë së një kombi të ri dhe të vjetër njëkohësisht.
‘Duke lexuar librin çdokush mëson historinë e përpjekjeve të panumërta për të ndërtuar një shtet të konsoliduar dhe demokratik, një shoqëri të lirë dhe moderne dhe një botë të vlerave dhe virtyteve’,- tha Bytyçi.
Libri prezanton për lexuesit historinë e një shteti, si një rast shembull për vlerat civilizuese dhe jep mesazhin se janë parimet kushtetuese ato që e bëjnë një vend të qëndrueshëm.
‘Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’, një libër me rreth 450 faqe, përshkruan Amerikën e hershme, periudhën koloniale, rrugën drejt pavarësisë, formimin e qeverisë kombëtare, si dhe lulëzimin e SHBA-ve dhe depresionin e madh që e pasoi deri tek ngjarjet e shekullit XXI.
Libri është botuar për herë të parë nga Departamenti i Shtetit në vitet 1949-1950, ndërkohë që në Shqipëri ai është përdorur në gjuhën angleze nga studentët e anglishtes të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në Tiranë.
‘Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës’ i drejtohet si studentëve por edhe gazetarëve, publicistëve, studjuesve, politikanëve të interesuar për historinë e një vendi që udhëheq lirinë dhe demokracinë në botë.
Në promovimin e librit e pranishme ishte edhe përfaqësuesja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane, Elizabeth Lewise e cila përshëndeti botimin e këti libri në emër të Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu.
“Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” vjen si një ribotim i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.
(atsh/BalkanWeb)