Liverpul-Juventus, rikthehet historia
05/04/2005 Skuadrat do të zbresin në fushë, vetëm duke menduar për lojën e futbollit
Një atmosferë pajtimi pritet të shfaqet në arenën e “Anfilld Roud”, ku në mbrëmjen e sotme, Liverpuli vendas do të presë Juventusin në takimin e parë çerekfinal. Ky dyluftim do t’iu sillte sërish nëpër mend tifozëve të të dyja skuadrave, tragjedinë në stadiumin e Hejsel, plot 20 vjet më parë. Juventusi triumfoi në finalen e Kupës së Kampioneve të vitit 1985, me rezultatin e ngushtë 1:0, por ndeshja ishte shthurur kur 39 tifozë, kryesisht italianë humbën jetën pas rrëzimit të njërit prej mureve të stadiumit, si pasojë e përleshjeve mes të pranishmëve. Tmerri i asaj nate në Bruksel, ka lënë një njollë të zezë në ndërgjegjen e klubit anglez dhe prandaj, sfida e sotme do t’iu japë shansin tifozerisë së të dyja skuadrave, për të treguar më shumë respekt karshi njëri-tjetrit. Pavarësisht se gjithë Italia është në zi, si pasojë e vdekjes së Papa Gjon Palit II, lojtarët e Juventusit do të ruajnë trishtimin e tyre edhe në fushën e blertë. Por, sidoqoftë kjo ndeshje mbetet e një rëndësie tepër të veçantë për bardhezinjtë. Anulimi i takimit me Fiorentinën, ditën e shtunë, në shenjë respekti për vdekjen e Papës, i ka dhënë trajnerit Fabio Kapelo më shumë kohë në dispozicion, për ta përgatitur me vëmendjen e duhur skuadrën e tij. E megjithatë, në skuadrën e Kapelos janë ende dy probleme me dëmtimet. Bëhet fjalë për sulmuesin francez, David Trezege dhe sulmuesin uruguajan, Marselo Zalajeta, ata të cilët kanë qenë golashënuesit kryesorë në sfidën me Realin e Madridit. Ata janë ende duke vuajtur për të mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur, fazën e rekuperimit në mënyrë që të jenë në dispozicion të Kapelos për takimin me Liverpulin. Askush nga ata të dy nuk do të aktivizohej në sfidën kundër Fiorentinës në kampionat, pasi Kapelo shpresonte se dëmtimi në kavilje i Trezeges dhe problemet në shpinë e në gju do të rekuperoheshin në kohën e duhur për mbrëmjen në Angli. Nëse asnjëri prej tyre nuk do t’ia dilte dot mbanë në fazën e rekuperimit, atëherë Kapelo do të aktivizonte dyshen e sulmit, Zlatan Ibrahimoviç dhe Alesandro Del Piero. Mesfushori Alesio Takinardi është i skualifikuar, pas kartonit të kuq që ka marrë në takimin kundër Realit, por mesfushori çek, Pavel Nedved është rekuperuar nga dëmtimi në kokë dhe do të jetë gati për t’u aktivizuar në formacionin titullar. Manuele Blazi ka shumë të ngjarë që të jetë partner me brazilianin Emerson, në qendër të mesfushës, ku Nedved do të luajë një rol më të avancuar në krahun e majtë të mesfushës. Ndërsa, italo-argjentinasi Mauro Kamoranezi, do të pozicionohet në krahun e djathtë. Nga ana tjetër katër herë kampionët e Evropës, Liverpuli, në këtë sezon ka treguar një ecuri më pozitive në Ligën e Kampioneve, po ta krahasosh me vitet e kaluara. Ka qenë ardhja e ish-trajnerit të Valencias, Rafael Benitez, i cili me eksperiencën e tij në këtë kompeticion ka udhëhequr Liverpulin, drejt shkatërrimit të Bajer Leverkusen. Për fat të keq, në prag të sfidës me Juventusin, alternativat në repartin e sulmit janë mjaft të kufizuara,s si pasojë e dëmtimeve. Po ashtu, edhe transferimi i Morientes nga Reali nuk mund t’i vijë në ndihmë skuadrës angleze, sepse ai e ka bërë një herë prezencën e tij për këtë sezon në Ligën e Kampioneve. Zgjidhja kryesore për Benitez në sulm, do të jetë çeku Milan Barosh, i cili nuk është aktivizuar në takimin me Boltonin, në fundjavë për arsye skualifikimi. Portieri polak, Jerzi Dudek, pritet që të jetë i gatshëm që prej minutës së parë, pasi ka hedhur prapa krahëve dëmtimin e pësuar. Edhe finlandezi, Sami Hipia do të pozicionohet në qendër të mbrojtjes, ndërsa kapiteni Stiven Zherard, si rezultat i mungesës së Ditmar Haman, do të zërë një rol të rëndësishëm si në mesfushë, edhe në aksionet sulmuese.