Fotaq Andrea: "Ju rrëfej mbi koleksionimin e gravurave”
Intervistë/ Flet për gazetën "Albania" koleksionisti Fotaq Andrea
Petrika GROSI
Nuk është aspak e lehtë të gjesh dhe të grumbullosh një koleksion të vyer me gravura origjinale, sidomos kur flasim për kohë të caktuara, siç janë shek. XVII-XVIII, të cilat lidhen me ngjarje të rëndësishme historike. Megjithatë, pasioni dhe dashuria për historinë dhe artin ka bërë që koleksionistë të ndryshëm shqiptarë të sakrifikojnë dhe të jenë të gatshëm që, pas hulumtimit dhe marrjes pjesë në ankande të ndryshme, të shpenzojnë para nga xhepi për t'i bërë të tyret këto vepra me vlera historike, studimore, artistike, ndonjëherë edhe kombëtare.
Njëri prej këtyre koleksionistëve është edhe Fotaq Andrea, i cili vjen nga Franca dhe së bashku me Dritan Mukën, që jeton e punon në Kanada, kanë hapur së fundi një ekspozitë të veçantë gravurash të huaja me temë shqiptare në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Për të gjithë ata që nuk e njohin, Fotaq Andrea ka një aktivitet të ngjeshur mes fushës së botimeve, madje ai ka qenë edhe ambasador i RSH-së në Francë gjatë viteve 1997 – 2000, por edhe raporter i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Strasburg për OJQ-të Ndërkombëtare, gjë që i ka krijuar mundësinë, por edhe detyrimin moral, që të bëjë çmos për njohjen dhe krijimin e një imazhi sa më të mirë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në sytë e europianëve e më gjerë. Ai ka marrë falënderime e vlerësime të shumta nga figura të ndryshme për punën diplomatike dhe intelektuale për përkthimet e botimet e tij. Mjaft të përmendim këtu falënderimin që Andreas i bën Lordi Rasëll Xhonston (Russell Johnston), kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (viti 1999). Por le të mos zgjatemi më tej dhe të kalojmë te biseda që zhvilluam dje me koleksionistin e gravurave Fotaq Andrea.
Çfarë sinjifikon për koleksionistin Fotaq Andrea një gravurë si koncept, por edhe si vlerë?
Si koleksionist, në radhë të parë shikoj vlerën e lashtë të gravurës, tematikën dhe autorësinë. Veç pasionit, për mua rëndësi ka vlera që përfaqëson gravura në vetvete.
Që do të thotë?
Rëndësia e një gravure nis që nga fakti se çfarë përfaqëson ajo. Pastaj shihet se cilës kohe i përket. Koha lidhet me një element të caktuar të tematikës. Më tej, një tjetër element që shihet është nëse gravura është origjinale apo gjurma e origjinalit. Kjo gjurmë merr shumë vlerë kur origjinali është zhdukur. Për shumë arsye, origjinali mund të zhduket në kohë, por lë gjurmë. Kur autori gjatë kohës që është gjallë e shumëfishon punën e tij dhe arrin të firmosë deri në 100 të tilla, prapë gravura mund të quhet origjinale.
Si lindi pasioni për gravurën?
Frymëzimin e parë e kam nga bashkëpunimi i hershëm (vitet '70) me prof. Ferid Hudhrin. Kemi bashkëpunuar shumë, madje në disa nga shkrimet e mia e kam quajtur prof. Hudhrin si "atin themelues të ngrehimit të gravurës me tematikë shqiptare nga autorë të huaj". Në anën tjetër, ka ndikuar për këtë pasion edhe interneti. Aty u lidha rastësisht me një koleksionist tjetër, Dritan Mukën. Interneti të krijon mundësi të këmbimit të informacionit.
A ka shumë koleksionistë shqiptarë të gravurave?
Duhet të ketë. Janë pikërisht ata që nisen nga dashuria për vendin dhe jo thjesht nga pasioni. Di që është një koleksionist i fortë në Bruksel dhe vëmë re se çdo gjë që është shqiptare këta koleksionistë duan ta rrëmbejnë.
Si operohet për të hyrë në pronësi të këtyre gravurave? Si i gjeni dhe sa kushtojnë ato?
Ka koleksionistë dhe antikuarë. Antikuari e gjen veprën dhe operon më tej duke e shitur me një çmim që i intereson, ndërsa koleksionisti kur e merr një vepër e mban si të paçmuar dhe nuk e lëshon lehtë. Në rastin konkret, për çmimet e gravurave ka një tavan, i cili nuk kapet dot nga të gjithë, ka një dysheme, atëherë kur çmimi është i ulët por vepra nuk përfaqëson një vlerë të mirëfilltë, por ka edhe një mesatare të artë, të cilën mundohemi që ta përballojmë sipas mundësive, me shpenzimet tona. Më ngushëllon fakti që edhe nëse një gravurë nuk e marr dot personalisht, ajo prapë do të merret nga një kolegu im shqiptar.
Sa gravura numëroni në koleksionin tuaj?
Në ekspozitë janë paraqitur 111 gravura të përzgjedhura nga koleksioni im dhe nga ai i Dritan Mukës, që është në Kanada. Në vetvete, këto janë gravurat më të mira dhe kjo varet nga tematika, por edhe nga koha. Kishim gravura të tjera, të cilat nuk e gjykuam të arsyeshme që t'i vinim në këtë ekspozitë.
P.sh, mua nuk më intereson fort që tani të jap për publikun shqiptar gravura me temë nga koha e Princ Vidit. Pa dyshim që ai ka qenë personalitet në një moment të caktuar të historisë së vendit tonë. Për të dhe gruan e tij, Sofinë, ka dokumente mjaft interesante, por më interesonte më tepër që të nxirrja në pah momente të tjera të kohës së Pavarësisë, të Skënderbeut etj.
Gravura më e hershme që ju zotëroni?
Është e 1482-shit si tematikë, por gjurma që ekziston në ekspozitë i përket vitit 1534. Ajo është botim i kohës. Origjinali është zhdukur, gjë që e bën këtë gravurë unike.
Bëhet fjalë për një moment nga qyteti i Durrësit të lashtë, Epidamusit.
Ku i keni gjetur këto gravura, ndoshta në arkiva?
Ka shumë mënyra, por jo nga arkivat, pasi nëse do të fotokopjosh një vepër, do ta paguash shtrenjtë. Këto i kam marrë nga antikuarë, të cilët i grumbullojnë veprat dhe në një moment të caktuar e shohin të arsyeshme që t'i nxjerrin në ankand. Ankandet hapen në salla të mbyllura, por edhe më shpesh në internet.
Ia keni vënë shënjestrën ndonjë gravure të caktuar, për të cilën keni informacion se ekziston dhe doni ta bëni tuajën?
Me thënë të drejtën, më interesantja për një koleksionist është gravura unikale, e cila njëherë ka dalë nga dora e autorit dhe nuk është shumëfishuar, ose nuk ka lënë gjurmë në kohë. Në ekspozitën që kemi çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve janë tetë gravura origjinale të mirëfillta. Janë dy gravura të arbëreshëve, të Mikele de Vitos, të cilat edhe Muzeu San Martino i Napolit nuk i ka. Këto lloj veprash origjinale unikale, që do t'i ëndërronin edhe muzetë me reputacion, për koleksionistin janë krenaria më e madhe. Siç ju thashë, termi origjinal ka një kuptim më të gjerë për koleksionistin dhe antikuarin. Nëse do të kapeshim në kuptimin e ngushtë të tij, atëherë nuk do të gjenim asgjë. P.sh. Në gazetën franceze "Le Petit Journal", artisti çon një vepër të ilustruar dhe vepra, siç ndodh shpesh, zhduket ose asgjësohet pavarësisht se kush ka qenë autori. Në anën tjetër, ruhet numri origjinal i gazetës ku është botuar kjo vepër. Në këtë moment, vepra fiton vlera qoftë artistike, historike, por edhe për studiuesin e artit. Unë e theksova bashkëpunimin me prof. Ferid Hudhrin. Ne bashkëpunojmë në këtë mënyrë. Kur një gravurë ka mbetur pa autor, marrim një sinjal që ky autor që trajton temën shqiptare nuk e ka bërë një gjë të tillë në mënyrë të rastësishme dhe vetëm një herë. Duke u nisur nga kjo, ne bëjmë studimin dhe shohim anën artistike e stilistike se e kujt mund të jetë kjo pikturë anonime. Kryesorja që dua të them, dhe që nuk përfaqësohet në ekspozitë, është zbulimi i Petrarkës. Emblema e Skënderbeut shfaqet dy herë në librin e Petrarkës, një kodik i rrallë që gjendet sot në universitetin "Kromuell" në shtetin e Itakës në SHBA. Studiues të shquar kishin hamendësuar që mund të jetë emblema e kastriotasve dhe kishin hamendësuar një periudhë historike, sikur gjoja mund të ishte e Gjon Kastriotit, por ne e kemi të provuar se ky kodik i çmuar ka qenë vepër në bibliotekën e kastriotasve, e prekur nga dora e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Si funksionon jashtë shtetit tregu i gravurave dhe antikuarëve? A ndërhyn shteti që t'i blejë këto vepra kur kanë rëndësi për identitetin kombëtar ose që t'i ruajë nga dalja jashtë kufijve?
Kjo punë nuk është spontane. Në rastin konkret, nuk mund të ketë një hapërdarje. Nëse është fjala për dokumente të mirëfillta arkivore që kërkohen nëpër arkiva të ndryshme, institute, etj., në të tilla raste shteti, nëse do të ketë luksin, mund të blejë siç ndodh në Perëndim. Kjo bëhet për arsye të caktuara. Le të supozojmë se bie fjala për një portret të hershëm të Skënderbeut, që përfaqëson simbolin shpirtëror të kombit. Është e vështirë të gjendet një portret i tillë i shek.XVII-XVIII. Por nëse del, shteti duhet ta blejë. Por kujdes! Ç'janë vlera të mirëfillta të shek. XVIII, është tepër e vështirë të dalin jashtë kuadrit të një shteti të caktuar. P.sh., nëse Franca disponon një portret të Skënderbeut të shek.XVIII, nuk e lejon që ai të dalë jashtë kufijve të saj.
4 Dhjetor 2008