Foto për në Facebook, vret me një plumb shokun
Bledar Lusha, 18 vjeç, është qëlluar aksidentalisht me armë në Kodër-Kamzë
Artan CENA
TIRANË - Bënin foto me armë për në Facebook, por fatkeqësisht një adoleshent ka gjetur vdekjen duke u qëlluar aksidentalisht me armë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Kodër-Kamzë, Tiranë. Katër të rinj, shokë mes tyre, ishin mbledhur në një banesë dhe me një aparat fotografik dhe me një armë kishin filluar që të bënin poza të ndryshme. Ata do të hidheshin më pas në rrjetin social. Por, pasi kishin bërë disa shkrepje të aparatit, një breshëri automatiku ka prishur gëzimin e tyre. Bledar Lusha, vetëm 18 vjeç, me origjinë nga Tropoja, ka gjetur vdekjen pasi në trupin e tij janë derdhur disa plumba. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një shkrepjeje në mënyrë të pavullnetshme nga një prej shokëve të tij. Me të shpejtë ai është dërguar për në spital, por fakteqsisht nuk ka mundur që të mbijetojë nga plaga e marrë. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë njoftuar uniformat blu, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Ngjarja
Bledari, së bashku me Mersinin dhe dy shokë të tyre, gjithashtu nga Dibra, kishin shkuar te banesa e Mersinit në Kodër-Kamzë dhe me vete kishin marrë një automatik të tipit “Kallashnikov”. Synimi i katër djemve, fqinjë dhe shokë me njëri-tjetrin, ishte vetëm që të bënin fotografi për t’i nxjerrë më pas ato në faqet e tyre te rrjeti i famshëm social Facebook. Mersin Gjoka, 19-vjeçar, merr automatikun “Kallashnikov” dhe nis të pozojë duke mbajtur armën në pozicion “luftimi”. Përballë tij gjendej Bledari me aparat fotografik në dorë, gati për shkrepje dhe shoku tjetër i tyre. Në këto momente ka ndodhur fataliteti. Ndërsa Bledari po bënte shkrepjen e aparatit, një tjetër shkrepje e ka ndalur tragjikisht. Ishte Mersini ai që në mënyrë aksidentale ka bërë shkrepje nga pakujdesia të automatikut, duke vrarë me një plumb të drejtpërdrejtë shokun e tij që e kishte tamam përballë duke bërë fotot. Në këtë mënyrë, loja me armën për të nxjerrë foto sa më “pikante” në Facebook ka përfunduar në një tragjedi tronditëse. Viktima Bledar Lusha ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga breshëria e plumbave kurse nuk ka pësuar dëme shoku tjetër. Që të dy të mbijetuarit në gjendje shoku kanë njoftuar të afërmit dhe më tej ka mbërritur policia për të kryer veprimet rutinë.
Hetimet
Dy të rinj janë shoqëruar nga policia, ndërkohë që njëri prej tyre është ai që ka shkrepur armën dhe tjetri është pronari i saj. Mersin Gjoka, 19 vjeç, me origjinë nga Dibra, por me banim në Kodër-Kamzë, është ndaluar nga policia për vrasjen aksidentale, ndërkohë që një tjetër i ri, me inicialet G. Gj., është shoqëruar si posedues i automatikut. Uniformat blu kanë zbardhur dhe ngjarjen e ndodhur, që është cilësuar si aksidentale. Nga dëshmitë e marra nga oficerët e sektorit të vrasjeve në Policinë e Tiranës është mësuar se vrasja ka ndodhur pasi Gjoka, duke pasur armën në dorë, në mënyrë të pavullnetshme ka tërhequr këmbëzën e automatikut. Por plumbi i dalë në mënyrë aksidentale ka përfunduar në trupin e 18-vjeçarit Lusha, duke i sjellë dhe vdekjen. Po kështu, në polici është shoqëruar edhe shtetasi me iniciale G. Gj., nën 18 vjeç, pasi në banesën e tij ka ndodhur edhe “loja” me armën, e cila shkaktoi vdekjen e 18-vjeçarit.
10 Maj 2010