Kuponët tatimorë, ja cilët subjekte përjashtohen nga detyrimi i përdorimit
Tregtarët ambulant, ata në zonat e thella malore dhe transporti publik nuk japin kupon
Ervin KOÇI
Jo të gjithë bizneset në vend do të jenë të detyruar që të kenë një kasë fiskale dhe t’u japin klientëve kupon tatimor. Ky përjashtim do të bëhet për disa kategori subjektesh private, të cilat duket se do të jenë më të “privilegjuar” nga të tjetër. Ndryshe nga nisma fillestare për të detyruar lëshimin e kuponit tatimor për të gjitha kategoritë e subjekteve private, qeveria ka nxjerrë nga kjo skemë disa prej tyre duke bërë disa ndryshime në ligjin “Për kasat fiskale”. Sipas ndryshimeve të miratuara së fundmi nga qeveria, kuponi tatimor nuk do të jetë i detyrueshëm për shitësit në tregjet e miratuara nga pushteti lokal, për ata që konsiderohen si ambulant, apo dhe për bizneset që janë në zona të thella malore me popullim më të vogël se 300 banorë, por me kushtin që të mos jenë zona turistike. Kupon tatimor fiskal nuk do të japin as pronarët e autobusëve apo furgonëve. Fillimi i këtij viti ishte afati limit i vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për pajisjen me kasa fiskale të bizneseve të mëdha. Ndërsa brenda qershorit të këtij viti duhet të pajisen të gjitha bizneset e vogla që ushtrojnë aktivitet në bashki të kategorisë së parë si Tirana, Elbasani, Durrësi, Vlora, Shkodra, etj. Ndërkohë, deri në fund të vitit duhet të pajisen me kasa të gjitha bizneset e vogla në vend.
Ndryshimi i procedurave
Ministria e Financave bëri një ndërhyrje të re në procesin e pajisjes së bizneseve me kasa fiskale duke përcaktuar me detaje se si kompanitë e autorizuara për shpërndarjen e tyre, duhet të rregullojnë mënyrën e funksionimit të pajisjes, formatin e kuponit tatimor, pajisjet e sigurisë, etj. Duke synuar rritjen e sigurisë për sa i përket ruajtjes dhe sigurimit të të dhënave, financat kanë kërkuar nga kompanitë e licencuara për vendosjen e kasave fiskale që t'i pajisin ato me një memorje shtesë e cila në asnjë mënyrë nuk mund të ndryshohet përveç se me ndërhyrjen e këtyre të fundit. Në këtë mënyrë, gjatë lëshimit të kuponit tatimor, krahas stampimit mbi letër, si dhe ruajtjes në kujtesën elektronike të pajisjes, të dhënat do të depozitohen edhe në një pajisje tjetër të quajtur “shiriti i kontrollit elektronik” për t'u administruar më pas nga autoritetet tatimore. Madje, sipas udhëzimit të lëshuar së fundmi nga MF-ja, kasa fiskale nuk duhet të punojë në rast se nga persona të paautorizuar tentohet të hiqet “shiriti i kontrollit elektronik”, i cili regjistron në mënyrë të pavarur çdo kupon tatimor që lëshohet nga biznesi. Kjo pajisje funksionon për një periudhë disa vjeçare dhe në fund, të dhënat e regjistruara në të vilen dhe administrohen nga autoritetet tatimore të cilat njëkohësisht bëjnë edhe verifikimet midis veprimeve që janë incizuar aty dhe të dhënave që janë dërguar tek serveri i tatimeve. Në këtë mënyrë, financat kërkojnë t'i ndërpresin rrugën ndërhyrjeve të bizneseve apo personave të tjerë në të dhënat e ruajtura nga kasat fiskale.
Kasat praktike
Financat kërkojnë nga pesë kompanitë që pajisin bizneset me kasa fiskale, që të mundësojnë programe të cilat lejojnë ndryshimet në vlerën e çmimit në momentin e shitjes së saj. Pra subjekti të ketë mundësi ta rrisë apo ulë çmimin e produktit në momentin e shitjes pavarësisht vlerës që është regjistruar fillimisht në serverin qendror të biznesit. Ky veprim është i vlefshëm vetëm para se të printohet kuponi tatimor. Në rastet e anulimit të kuponit tatimor, subjekti duhet ta ruajë atë deri në momentin e raportimit në organet tatimore. Krahas regjistrimit të shitjeve, me anë të kasës fiskale biznesi do të bëjë një raport ditor të aktivitetit të tij të cilin do ta nisë në formë elektronike në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Pjesë e raportit do të jenë, numri i klientëve të shërbyer gjatë ditës dhe xhiroja ditore. Krahas kësaj, biznesi është i detyruar të raportojë edhe mënyrën se si është bërë pagesa. Pra pjesë e raportit do të jetë edhe sasia e parave që janë në arkë në fund të ditës nga e cila do verifikohet se sa pagesa janë bërë me para në dorë dhe sa në formë elektronike. Me udhëzimin e lëshuar, MF-ja synon të përcaktojë me detaje formën me të cilën do të pajisen bizneset me kasa fiskale si dhe mënyrën e funksionimit të tyre. Ky udhëzim vjen pas përballjes me shkelje të vendimeve të mëparshme të qeverisë në lidhje me këtë proces. Fillimisht ministria i kërkoi shoqërive të autorizuara që të verifikojnë procesin e certifikimit të pajisjeve fiskale, sistemeve si dhe mënyrës së lidhjeve nëse janë konform përcaktimeve të bëra nga qeveria. Në rast të përballjes me shkelje duhej bërë zëvendësimi i pajisjeve me shpenzimet e shoqërive.
10 Maj 2010