Fotografi kosovar që po lobon për futbollin

Të gjithë i kanë parë dje fotografitë e Xavit, Alvesit, Blatterit, Shakirës e Fergusonit duke nënshkruar në fanellën me hartën e Kosovës në të. Por, pak është përmendur që kjo është bërë nga vetëm një njeri, fotografi i pavarur nga Kosova, Blerim Uka.
Ai ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të futbollit në Zurich, dhe sërish e ka shfrytëzuar rastin për ta bërë prezente Kosovën. Në fanellën e tij e ka shkruar në anglisht - "Kosova - Evropianët e Rinj - FIFA - UEFA pranojeni Kosovën". Kjo si mesazh e thirrje për ndalimin e izolimit të sportit kosovar.