Odise Roshi e sheh veten ne qender te furtunes ne Gjermani
Odise Roshi vihet në qendër të furtunës në Gjermani. Shkak është bërë një episod aspak i këndshëm, në të cilin talenti i Kombëtares shqiptare ishte protagonist, në miqësoren që Këlni zhvilloi me Hanoverin e Altin Lalës në Portugali.
Mesfushori I Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 60 të sfidës testuese në fazën përgatitore, ndërsa vetëm 10 minuta më pas, ai pështyu lojtarin e ekipit kundërshtar, Mortiz Stopelkamp.
Ngjarja nuk u pa nga gjyqtari I ndeshjes I cili nuk mori asnjë masë ndaj 20-vjeçarit, megjithatë ajo që ndodhi nuk kaloi pa zhurmë. Menjëherë sapo përfundoi ndeshja, ku skuadrat u ndanë në barazim 1-1, Stopelkamp shkoi në dhomat e zhveshjes së Këlnit.
Ai kërcënoi Roshin me fjalët se “normalisht do ti kishte thyer menjëherë hundën për faktin që e përshtyu”. Edhe trajneri I Hanoverit, Mirko Slomka e cilësoi “shumë të shëmtuar” veprimin e Roshit.
Në anën tjetër, mediat gjermane nuk i kanë kursyer tonet kritike ndaj talentit fierak, ku madje kanë folur edhe për sjellje skandaloze. Ato kanë nxituar të theksojnë se përgatitjet e Këlnit rrezikojnë gjithmonë të rezervojnë skena të papëlqyeshme, duke kujtuar problemet që kanë ndodhur në verën e vitit 2010, në miqësoret me sauditët e Al Hilal dhe francezët e Lens.