E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri Rudi Vata analizon situaten ne skuader

Trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata ka analizuar situatën aktuale në kampin kuqeblu. Shkodranët presin që shumë shpejt të nisen drejt Malit të Zi për fazën përgatitore, ndërsa në skuadër vazhdon fluksi i lojtarëve të huaj që vijnë në provë. Trajneri premton se stafi teknik do të bëjë më të mirën, për të përzgjedhur lojtarët më cilësorë.
Vata ka dhënë edhe arsyet për largimin e disa lojtarëve nga skuadra, nga të cilët ka qenë i pakënaqur gjatë pjesës së parë të sezonit. Trajneri u shpreh optimist rreth gjetjes së marrëveshjes me Bylisin, për Amarildo Dimon dhe brazilianin Da Silva, ndërsa bëri komente edhe për kroatin Vuk, i ardhur dy ditë më parë në skuadër dhe malazezin Bërnoviç, i cili pritet ti bashkohet Vllaznisë në Ulqin për fazën përgatitore.
Përveç merkatos në hyrje, kuqeblutë kanë qenë mjaft aktiv edhe në dalje, ku nga shitjet e Vajushit dhe Sukajt klubi pret të përfitojë 150 mijë euro. Vllaznia njihet edhe si klubi që ka menaxhimin më të suksesshëm të futbollistëve në merkato, pasi vetëm në dy vitet e fundit shkodranët kanë përfituar 850 mijë euro nga transferimet e 8 lojarëve, mes të cilëve Teli, Lika e Bala.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›