E Shtunë, 31 Tetor 2026

NBA Obama pret Maveriks

Si çdo vit është zhvilluar takimi ndërmjet Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kampionëve në fuqi të NBA-it. Barak Obama priti në Shtëpinë e Bardhë skuadrën e Dallas Maveriks, fitues të titullit gjtë verës së kaluar, pasi mposhtën në finale Majemi Hit të Lebron Xhejms në finale.
Presidenti i SHBA-së mbajti një fjalim ku i bëri komplimentet skuadrës teksane, dhe mes batutave uroi që edhe skuadra e tij e zemrës, Çikago Bulls, të përballen me Maveriks në finalen e këtij sezoni.
Gjatë ceremonisë, ylli i Dallasit dhe lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, Dirk Novitzki i dhuroi Obamës edhe uniformën e Mavs, me numrin 23 dhe emrin e kreut të shtetit.
I vetmi basketbollist i ekipit që mungoi ishte Delont Uest, i cili nuk u lejua të hynte në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të problemeve me ligjin që ka pasur në të kaluarën.
Pritja e zhvilluar ishte një nder i madh për Dallasin dhe kjo ka ndodhur në një moment jo të mirë të skuadrës së drejtuar nga trajneri Çarlisli, që ka regjistruar vetëm 4 fitore në 9 ndeshje të zhvilluara deri më tani në sezonin e rregullt.
Lëvizjet e bëra në merkaton e verës nga drejtuesit e klubit nuk ishin në lartësinë e pritshmërisë, për një skuadër që gjatë sezonit të kaluar i mahniti të gjithë në ndeshjet “play-off”. Blerjet e reja, Vins Karter e Lamar Odom po zhgënjejnë, ndërsa Dallas nuk ka arritur të zëvendësojë si duhet Çendlër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›