NBA ikago Atlanta e Filadelfia regjistrojne fitore te rendesishme

Gjatë natës së të martës janë luajtur 6 ndeshje në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA. Filadelfia 76-ers konfirmohet si një prej skuadrave më në formë në këtë start të sezonit, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi përballë Indiana Pejsërs, me shifrat 96-86. Skuadra e Dag Kolins dha një provë të shkëlqyer force si ekip, me gjashtë lojtarë që shënuan mbi 10 pikë. Fitorja erdhi edhe prej faktit se rreth 40 për qind e pikëve u shënuan nga lojtarët e stolit.
Atlanta regjistroi fitoren e shtatë sezonale, duke festuar pas një sfide mjaft të vështirë në fushën e Nju Xhërsi Nets të Deron Uillams, 15 pikët e të cilit nuk mjaftuan. Për miqtë, lojtari i ndeshjes ishte Smith me 26 pikë, ndërsa edhe Xhonson e Tigue realizuan mbi 20 pikë.
Në mënyrë të papritur ka vuajtur edhe Nju Jorku përballë Sharlot Bobkets, por falë paraqitjes së jashtëzakonshme të treshes së mrekullive, Antoni (20 pikë), Studemir (25) e Çendlër (20), Niks fituan me rezultatin 91-87.
Krejt e kundërta ndodh me Çikagon, që fiton me lehtësi përballë Ditroid Pistons 92-68 në “United Center”, duke marrë fitoren e tetë sezonale. Buzër me 23 pikë dhe Rouz me 22 i mjaftuan Bulls-ave për të mbyllur formalitetin.
Toronto Reptors triumfoi 97-87 me Minezota Timberullvs, edhe falë 31 pikëve të realizuara nga Andrea Barnjani dhe 19 pikëve e 11 pritjeve nën tabelë të Amir Xhonson.
Nju Orlins Hornets fitojnë me shifrat 94-81 me Denver Naxhëts, duke I shkaktuar këtyre të fundit humbjen e katërt sezonale. 21 pikët e Landrit, 20 të Kaman dhe 19 të Galinarit i dhanë fitoren Nju Orlinsit.