Fotografia, ky rrëfim i fuqishëm
Fotografi Osman Demiri, shqiptar i Maqedonisë, ka çelur prej pak ditësh një ekspozitë personale në Antalia të Turqisë. Para publikut turk, ai ka ekspozuar ciklin e titulluar "Dritë dhe hije". Pas kësaj, e njëjta ekspozitë pritet të çelet edhe në Ankara e Izmir. Demiri rrëfen eksperiencën e tij 30-vjeçare në gjininë e fotografisë artistike, si edhe kohën kur edhe pse nuk i pëlqente të ishte një fotoreporter i konflikteve të luftës, zgjodhi të përcillte së afërmi eksodin kosovar. Por edhe këtë ngjarje vendosi ta përçonte ndryshe. Me imazhet e eksodit të shqiptarëve të Kosovës ai çeli një ekspozitë me të cilën shëtiti në vende të ndryshme. "Hapat e parë në kamp" kudo ku shëtiti paraqiti anën e ndritshme të gjithë këtij tmerri e paradoksi. Përtej tmerreve të luftës, fotografi shqiptar i përcolli botës me imazhet e tij vazhdimësinë e jetës. Ai fokusoi nëpërmjet shkrepjeve të tij hapat e parë, buzëqeshjet fëmijërore, të cilat nuk reshtnin, pavarësisht situatës në të cilën ndodheshin, e gjithë sa ndodhte rreth tyre.
E keni nisur shumë herët fotografinë. Si ka qenë qasja ndaj saj?
Me fotografinë kam filluar para plot 30 vjetësh. Kontakti i parë ndoshta ishte i rastësishëm, mirëpo ka disa momente në jetë, kur aty për aty e sheh se kjo është për ty e të ngjitet për shpirti. Dhe s‘kishte më kthim prapa. Për mua lindi një botë e re, një dimension i ri. Disa vite me radhë kam eksperimentuar në teknikën "bardhë e zi". Pastaj 4 vjet sa isha në fakultet dhe një vit ushtar iu shmanga pak këtij drejtimi. Kjo ishte një revoltë dhe një rebelim imi i brendshëm, të cilën e kam pasur disa vite me radhë, sepse nuk pata mundësi të regjistrohem në një shkollë të mirëfilltë të fotografisë. Këto fakultete ekzistonin vetëm në Zagreb dhe Lubjanë, gjë që ishin të paarritshme për mua. Këtë boshllëk e kompensova më vonë kur mbarova shkollën e fotografisë.
Fotografia është një rrëfim i heshtur i kundërthënieve, pajtimeve e mospajtimeve. Shqiptarët e Maqedonisë ndër vite kanë provuar ndjesi të tilla. A keni rrokur aspekte të tilla?
Hmm..., unë nuk kisha thënë se fotografia është rrëfim i heshtur. Heshtje ka vetëm aty ku s‘thuhet gjë, aty ku "shkrepet në të thatë". Përkundrazi, fotografia është rrëfimi më i fuqishëm që mund të ekzistojë. Ajo bërtet... ajo thërret... ajo të kap për mënge, thënë në mënyrë figurative. Fotografia është gjyq i prerë, pa lajka e stilizime dhe s‘ke aspak si të mos pajtohesh me të se të mbështet për muri. Këtu e kam fjalën për fotografinë raportuese, dokumentare, studimore, shkencore etj., kurse fotografia artistike, me të cilën unë merrem, është diçka tjetër, sepse ajo është subjektive. Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni ka qenë shumë e rëndë dhe komplekse. Personalisht jam marrë pak si fotoreporter dhe nuk kam shumë fotografi të këtij zhanri, por kam të shkrepur edhe momente ku shihet qartë padrejtësia dhe diskriminimi.
Në vitin 1993 i je drejtuar Italisë për t‘u përsosur profesionalisht. Çfarë ndryshoi te ju kjo periudhë, në kuptim të interesave dhe subjekteve që ju fokusonit tashmë përmes aparatit?
Kisha një zbrazëti të madhe në shpirt që nuk e studiova fotografinë në një shkollë të mirëfilltë, prandaj, mundësia e parë që m‘u dha e shfrytëzova për këtë qëllim. Bëra katër semestra në këtë shkollë duke u fokusuar edhe në drejtimin "Puna në dhomë të errët (Camera Obscura)" dhe "Fotografia publicitare". Ky ishte një kthim i madh në botën time të fotografisë. Tani po e shihja se sa larg saj kam qenë (jo vetëm unë). Ishin më tepër punë studimore, por me bazë dhe taban të mirëfilltë, si nga ana teknike, ashtu edhe nga ana artistike. Një kërkesë e pandërprerë e kualitetit që asnjëherë nuk mjaftonte, çdoherë kishte edhe më. Një botë ku flitej vetëm me gjuhën e cilësisë. Pastaj pata fatin që këtë që mësova atje ta bartë te ne. Kam ligjëruar lëndën e fotografisë 6 vite në Universitetin e Tetovës, nga i cili kanë dalë fotografë të shkëlqyer.
Në pjesën më të madhe të fotografive tuaja kapeni pas detajeve. Pse kjo prirje?
Nuk di si ta quaj këtë, prirje, nevojë, apo imponim?! Fotografitë e mia i përkasin dimensionit artistik dhe jo dokumentimit apo reportazhit. Arti çdo herë përcjell emocion, të cilin na e paraqet artisti përmes veprës së tij, mund të jetë personal, por edhe shoqëror. Detajet e mia janë shumë të vogla dhe pothuajse në to nuk shihet asgjë konkrete. Në shikim të parë japin ndjenjë abstrakte, por kur i vëreni më me kujdes, ato i përkasin botës reale. Janë detaje të vogla, por ngjarje të mëdha. Janë si njerëzit "e vegjël" që s‘i vëren askush, u kalon përreth dhe s‘u flet askush, vetëm e vetëm se janë të vegjël, apo janë të varfër. Ky është qëllimi im, që një detaj të vogël, ose një njeri të vogël, ta bësh të duket, ti japësh shpirt dhe t‘ia kthesh dinjitetin. Gjithmonë mundohem që këto fragmente të jetës të fitojnë një identitet të ri, ku ndihen të lirë dhe të respektuar.
Dritëhija është një tjetër binom, të cilit i keni kushtuar një cikël të tërë. Sa i duhet një fotografi që të gjejë një kënd të përsosur për t‘u fotografuar?
Fillimisht do t‘i përgjigjem pyetjes së parë. Shumë herë kam dëgjuar nga fotografë të ndryshëm se kërkojnë vende apo ngjarje atraktive për të fotografuar, gjë që mua më irriton tepër. Një fotografi të bukur artistike mund ta bësh kudo. Ngado që të kthesh kokën ka çfarë të fotografohet dhe nuk është aspak me rëndësi objekti të cilit ia drejton fotoaparatin. Rëndësi ka qasja dhe serioziteti, ndjenja për momentin, e mbi të gjitha njohja e punës. Edhe një patate e fotografuar mirë përcjell emocion, tregon gjendje dhe jep mesazh!
Sa i përket binomit dritëhije, është e vërtetë se i kam kushtuar vite të tëra për të arritur te një cikël i mirëfilltë. Edhe kjo ka domethënien e vet dhe nuk është asgjë e rastit. Drita është ajo që bënë fotografinë, kurse hija i jep shpirtin. E vërteta është se njeriu çdoherë është diku në mes, mes dritës dhe hijes. Pra, mesazhi është i qartë. Nëse dritën, e cila në fotografitë e mia paraqet vetë jetën, nuk mundemi ta kontrollojmë, atëherë të mundemi që hijes, apo veprës ose punës sonë, t‘i japim një formë dhe një kuptim.
A kanë një subjekt fotografitë tuaja?
Unë fotografoj çdo gjë që kam rreth vetes dhe përpiqem që sa më tepër të jetë e mundur të lë anash figuracionin klasik, të nxjerr atë anën abstrakte, me qëllim që të ndërpres lidhjen me realitetin, jo për ta harruar atë, por për të krijuar një dimension tjetër, një realitet të riformuar, gjegjësisht një botë ku çdo gjë ka vlerë dhe kjo është e drejtë e artistit, që të rikompozojë imazhin. Pra, nëse kemi paraqitur imazhin ashtu siç do ta shihte çdo sy tjetër, ne s‘kemi bërë asgjë, e më së paku art.
Po portretet, pse ju tërheqin ato?
Portreti të tërheq vetvetiu, pothuajse është kontakti i parë i çdo artisti. Portreti ngacmon. Sigurisht, ju ka ndodhur që në një grumbull njerëzish të vëreni një buzëqeshje të bukur të ndonjë vashe, ndonjë shikim të humbur të ndonjë fëmije, apo të një njeriu të thjeshtë? Të gjitha këto janë ngacmuese për një fotograf. Ka shumë ngjarje në këto shikime, ka tregime, ka porosi. Portreti është fushë shumë e gjerë për çdo artist.
Keni thënë se punët tuaja janë prezantuar në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë. Kanë qenë në fokusin e aparatit tuaj këto vende?
Po, kam prezantuar fotografi të mia pothuajse nëpër të gjitha kryeqendrat e ish-Jugosllavisë dhe i kam shëtitur dhe vizituar të gjitha, por çdoherë kam përcjellë atje diçka timen, jo atë që kam gjetur atje, por diçka timen, tonën, nga këtu. Të njëjtën gjë e kam bërë edhe nëpër ekspozitat të cila i kam pasur nëpër vende të ndryshme, siç janë Italia, Austria, Bullgaria, SHRA-të, Turqia etj. Çdo herë jam munduar që të përçoj diçka timen atje.
Nga fotografitë që pashë duket se jeni larg prirjes për sensacionalen, u referohem zakonisht pamjeve që vijnë nga vende në konflikte, luftëra. Në këtë pikëpamje, ka pasur domethënie Kosova për ju?
Nëse mund të krenohem me diçka, ajo do të ishte se asnjëherë nuk jam marrë me politikë dhe me gjëra sensacionale. Edhe konfliktet s‘më kanë tërhequr kurrë. Mirëpo, për fat të keq, "rashë në këtë provim" në ngjarjet e Kosovës. Nuk mundesha të rrija indiferent. Kam përcjellë për së afërmi eksodin kosovar. Kudo në botë me fotografi kam prezantuar këtë tmerr. Kam pasur një sërë ekspozitash në vend dhe jashtë nga kjo ngjarje e kohë. Mirëpo, edhe me këtë prezantim nuk kam qenë si të tjerët. Hapa ekspozitën "Hapat e parë në kamp" ku kam prezantuar anën e ndritshme të gjithë këtij tmerri dhe paradoksi. Prezantova atë që më së vështiri kapej si tmerr, fëmijët e kampit në një dritë krejt ndryshe nga të tjerët, ku po i bënin hapat e parë, ku po vazhdonin jetën e tyre, pa marrë parasysh se çka ndodhte përreth tyre.
Filmi është një tjetër zhanër ku keni eksperimentuar, i referohem këtu regjisë...
Po, jam marrë edhe me film, duke filluar që nga filmi dokumentar e deri tek ai artistik. Vitin e kaluar jam prezantuar edhe në TIFF në Tiranë, me filmin "Rruga", film i metrazhit të shkurtër, gjithashtu edhe në Prishtinë. Filmi është pak më kompleks sesa fotografia, nuk varet gjithçka prej teje, por kërkon punë ekipore. Mirëpo, hapësira e veprimit është më e gjerë dhe më e lehtë, sepse nuk pritet momenti, por atë e rregullon sipas dëshirës.
Më tregoni diçka për veten tuaj, ku jeni rritur?
Që të dy prindërit i kam nga Kosova, saktësisht nga malësia e Gjilanit, të cilët rreth viteve ‘50 janë shpërngulur në qytetin e Kumanovës, aty ku edhe jam lindur. Shkollën fillore dhe të mesme i kam kryer në Kumanovë, kurse Fakultetin Filologjik në Universitetin e Shkupit. Pastaj kohën kur po bëhej luftë dhe Jugosllavia po shpërbëhej unë isha në Itali dhe aty bëra edhe dy vjet specializim për fotografi në shkollën private "John Kaverdash Scool" në Milano. Pra, fëmijërinë dhe rininë e hershme i kam kaluar në Kumanovë dhe Shkup, rininë nën erërat e luftërave, kurse 15 vitet e fundit jetoj dhe punoj në Gostivar.
Ju jeni brumosur në një familje shqiptare, sa ka ndikuar ambienti në të cilin keni jetuar?
Nëse mendoni në aspektin profesional, jo shumë. Asnjëri nga prindërit e mi nuk janë marrë me fotografi, kurse nëse mendoni në aspektin edukativ dhe shpirtëror, familja ime ka ndikuar shumë në edukimin tim. Gjithashtu, edhe ambienti në të cilin jam rritur dhe kam jetuar ka ndikuar shumë. Kumanova, për ata që s‘e njohin, është një qytet jo shumë i madh në Maqedoni, dhe pothuajse të gjithë njihemi mes veti, që do të thotë se çdoherë duhet pasur kujdes në sjellje dhe veprime, sepse të gjitha i shkruhen familjes, si e mira ashtu edhe e keqja. Kjo pastaj më ka ndihmuar në jetë edhe kur kam jetuar nëpër qytete të tjera më të mëdha si në vend ashtu edhe jashtë, sepse kudo që kam shkuar, sjellja dhe edukata kanë qenë parametrat kyçe në ndërtimin e marrëdhënieve me njerëzit, si në shoqërim ashtu edhe në profesion.
Si ndihet një artist shqiptar në Maqedoni?
Jo dhe komod, duke pasur parasysh situatën që mbretëron këtu, nuk është aspak e lehtë. Ne gjithmonë kemi pasur një problem plus nga artistët joshqiptarë. E para jemi ballafaquar me truqet e pushtetit, të cilët na kanë penguar në çdo hap, dhe e dyta problemet profesionale. Jemi të kufizuar në financim të çdo projekti dhe të vështirësuar në prezantimin e punës që bëjmë. Asnjë vepër në botë nuk e ka shkëlqimin dhe suksesin e saj nëse rri diku e varur në mur dhe nuk duket, ajo merr vlerën vetëm para syve të auditorit.