E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mashtrim me pagat minimale"

Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, hodhi poshte dje si te paverteta vendimet e qeverise per rritje te pages minimale. Nga foltorja e Kuvendit, Brace akuzoi se nuk eshte aspak e vertete se paga minimale do te rritet ne masen 2000 leke, sic u tha ne mbledhjen e qeverise. Perkundrazi, sipas tij, rritja e pages minimale eshte vetem 800 leke. "Qeveria ka miratuar kohe me pare nje vendim te posacem qe i jep te drejten bizneseve private te kene nje rroge minimale prej 15200 lekesh. Ndaj ajo shifer per te cilen foli Kryeministri nuk eshte", tha Brace. Nga ana tjeter nenkryetari kritikoi dhe tarifat qe qeveria ka percaktuar si ndihme per te papunet. Sipas Braces, eshte e pamundur qe te mund te perballohet jetesa me aq para sa jep qeveria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›